• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MBIJETOI DHUNËS SË BASHKËSHORTIT/ Rrëfehet GRUAJA: Si i shpëtova FERRIT bashkë me vajzën…
Home
Breaking News

I MBIJETOI DHUNËS SË BASHKËSHORTIT/ Rrëfehet GRUAJA: Si i shpëtova FERRIT bashkë me vajzën…

28 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Kishim një thikë në kuzhinë dhe kishte për detyrë sa herë që pinte, ta merrte e të më kërcënonte me fjalët: ta pres fytin”.

E martuar me mblesëri kur ishte vetëm 17 vjeç, kjo nënë e një vajzë ka duruar për 13 vite të rrahurat e një burri që nuk punonte, konsumonte alkool dhe luante bixhoz. Me zërin që i dridhet, ajo tregon sesi ka duruar deri më tani.

“Herën e fundit i tha vajzës të shkonte të flinte gjumë, përndryshe do i priste qafën. Ju kundërvura duke i thënë se vajzën nuk e prekte me dorë. Atëherë nisi të më gjuante, më shtriu përtokë dhe më rrahu keq. Vajza njoftoi njerëzit e shtëpisë sime, ndërsa unë mora vajzën dhe ika”, thotë e dhunuara.

E rritur edhe vet jetime, ajo nuk donte kurrsesi që edhe vajza e saj të rritej pa të dy prindërit. Kjo e shtynte të duronte njolla pa fund në trupin e saj, edhe pse thotë se për të nuk kishte më jetë, aq sa kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

“Po kam tentuar kur kam qenë në kulmin e dhunimit. Aq logjikoja, mendoja se më mirë do ishte të vdisja. Kisha dëgjuar se po të pije alkool me paracetamol vdisje, kështu që piva një dozë. S’kam pasur arsye apo shpresë për të jetuar. Nuk më dukej gjë nëse do të jetoja. Më vinte keq për fëmijën, por në moshën 30 vjeç nuk mundesha të përballoja jetën”, vijon më tej e dhunuara.

E kishte denoncuar disa herë ish-bashkëshortin, por po aq herë e kishte falur. Kjo, pasi familja ia kërkonte këtë gjë se i vriste opinioni i fshatit ku jetonin. E përveç kësaj nuk kishte ku të fuste kokën bashkë me vajzën. Derisa një ditë vendosi se nuk do të kishte më kthim.

“Kam shkuar e kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtjeje, jemi pajtuar e jemi ndarë sërish. Herën e fundit i kam thënë se nuk do të shkelja më në atë derë, nëse do të shkoja le të më vrisnin, sepse nuk kisha më ndërmend të pajtohesha”, rrëfehet e dhunuara.

Pas denoncimit ndaj të shoqit, bashkë me vajzën, kjo nënë e re është marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social dhe jetojnë në një strehëz për mbrojtjen e grave të dhunuara, ku vajza shkollohet e nëna po ndjek një kurs për t’u punësuar.

“Sot po, kam shumë shpresë. Jam krejt tjetër, sepse më kanë dhënë shpresë, zemër, janë kujdesur për mua, më kanë hapur sytë sepse kam qenë ‘e verbër’”, thotë mes lotësh nëna e vajzës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mirel Josa zhgënjen në ndeshjen e parë, Prishtina “ngec” në debutim
Previous article Penisi gjigant që duket nga hapësira/ Nuk do ta BESONI ku është vizatuar (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT