Angela Merkel ka paralajmëruar se kriza e emigrantëve do të përçajë Bashkimin Europian nëse liderët e kontinentit nuk do të gjejnë një zgjidhje të problemit gjatë bisedimeve të sotme.
Kancelarja gjermane merr pjesë në samitin e zhvilluar në Bruksel duke shpresuar në arritjen e një marrëveshjeje mbi masat për ndalimin e ardhjes së emigrantëve, e cila do t’i shpëtonte postin.
“Europa përballet me shumë sfida, por ajo e emigrantëve mund të jetë më e madhe nga sa mendojmë dhe mund të përçajë BE-në,” tha ajo më herët në Bruksel teksa është fotografuar me homologun e saj francez Emmanuel Macron.
Megjithatë përpara samitit, kryeministri i ri i Italisë Giuseppe Conte kërcënoi me bllokim të çdo lidhjeje me Bashkimin Europian nëse anëtarët e saj nuk do të ndihmonin vendin e tij për të përballuar krizën e emigrantëve.
Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se shpëtimi i emigrantëve në Mesdhe nuk do të thotë domsdoshmërisht një biletë në Europën Qëndrore për ta.


