• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti çek akuzon BE-në për qendrimet ndaj Kosovës dhe Krimesë
Home
Nderkombetare

Presidenti çek akuzon BE-në për qendrimet ndaj Kosovës dhe Krimesë

20 November, 2017 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presidenti çek deklaron para një vizite në Rusi, se BE-ja ka njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia, kurse në rastin e Krimesë ndjek standarde të dyfishta.

Rreth tetë javë para zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke, presidenti në detyrë Milos Zeman zhvillon një vizitë në Rusi. Në fillim të vizitës katërditore ai do të zhvillojë të martën një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, në Soçi. 73-vjeçari Zeman konsiderohet sipas sondazheve si favorit për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave zhvillohet më 12 dhe 13 janar.

Zeman: Kritika ndaj BE-së për standarde të dyfishta
Qëllimi i vizitës është zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike. Në një intervistë për mediat ruse Zeman tha se BE-ja nuk ka një udhëheqje të fortë ndryshe nga SHBA-ja, Rusia dhe Kina. Ai gjithashtu akuzoi BE për standardet e dyfishta në Krime, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014 në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Zeman në këtë rast, BE-ja përdor standarde të dyfishta kur nuk e njeh Krimenë, sepse BE-ja ka njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia.

Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike çeko-ruse
Zeman shoqërohet gjatë vizitës së tij në Rusi nga më shumë se 120 përfaqësues të biznesit dhe të industrisë. Ai do të hapë përkatësisht një konferencë ekonomike në Moskë dhe një në Jekaterinburg. Përveç këtyre aktiviteteve në agjendën e vizitës parashikohen takime me kryeministrin Dmitri Medvedev dhe me kreun e fundit të shtetit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov./dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gabimet që Netflix bëri në “Narcos”, Juan Pablo: Eskobar ishte ndryshe
Previous article 6 tendencat IN të vitit 2018 dhe 6 trendet që do të zhduken pa lënë gjurmë

Redaktor2

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT