• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Gabimet që Netflix bëri në “Narcos”, Juan Pablo: Eskobar ishte ndryshe
Home
Showbiz

Gabimet që Netflix bëri në “Narcos”, Juan Pablo: Eskobar ishte ndryshe

20 November, 2017 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Është ndër figurat më të njohura në mbarë botën, megjithatë aq sa flitet për të aq edhe gabohet në faktet lidhur me Pablo Eskobar.

Narcos është një nga seritë më të suksesshme të Netflix. Por, djali i Pablo Eskobar sqaroi se ka shumë gjëra të pavërteta në serial, të cilat nuk kanë ndodhur kurrë në realitet.

Edhe pse shumë e suksesshme, Narcos e humb shkëlqimin në 9 gabime trashanike sipas Juan Pablos.

Carlos Henao: Në serinë Netflix, Henao përshkruhet si një trafikant i drogës i lidhur direkt me Eskobar, por sipas djalit të Pablos, Henao ishte xhaxhai i nënës së tij dhe nuk u përfshi kurrë në trafikun e drogës.

“Një njeri i patëmetë nga fillimi në fund”, siç e definon Juan Pablo.

Shpëtimi nga katedralja: Në “Narcos” ju mund të shihni një konfrontim plot me veprime. Megjithatë, Juan Pablo tha se kishte vetëm një roje në burgu, i cili u vra. Juan tha se babai i tij nuk kishte nevojë që ta shpëtonte kush.

Krijimi i “Los Pepes”: Në një seri thuhet se CIA ishte gati t’i besonte Fidel Castanos dhe grupit të tij, por i biri i Eskobar tha se Cataño Los Pepes është krijuar nga karteli Cali për të luftuar të atin dhe nuk ka bashkëpunuar kurrë me amerikanët e CIA-s.

Kërcënimet nga Calit: Në një episod, Eskobar kërcënon të gjithë qytetin e Cali, por kjo nuk ka ndodhur kurrë, sepse gruaja e Eskobarit dhe pjesa tjetër e familjes ishte nga ajo zonë, kështu që një sulm i tillë nuk kishte kuptim.

Sulmi ndaj vajzës së Gilberto Rodriguez: Sipas djalit të Eskobar, Narcos e asaj kohe kishin një marrëveshje që të mos prekej asnjë anëtar i familjes dhe se babai i tij, Pablo, i ka shërbyer dhe e ka respektuar këtë pakt.

Nëna e Pablo Eskobar: Netflix e tregon atë si një grua të butë dhe mbrojtëse, por sipas Juan Pablo ishte gjyshja e tij ajo që e tradhtoi të atin.

Ndihma nga Prokurori Kolumbiane: Juan Pablo thotë se në gjithë prokurorinë kishte anëtarë të infiltruar nga karteli de Cali, kështu që motra e tij dhe nëna e tij ishin pengje të saj. Ndërsa seria tregon prokurorinë si një institucion që përpiqet të ndihmojë familjen e Eskobarit.

Jeta pas katedrales: Juan Pablo thotë se në kundërshtim me atë që shohim në seritë e Netflix, Eskobar nuk ishte i rrethuar nga kriminelë, pasi shumë prej tyre ishin të vdekur ose ishin dorëzuar përballë Pablos.

Ekipi i preferuar i Eskobarit: Juan tregon se i ati ishte tifoz i Deportivo Independiente de Medellin, jo i Atletico Nacional, siç tregohet në seritë e Netflix.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Imiton Ardit Gjebrean në spektakël, Rezarti përballet “live” dhe komenti i tij iu bën të qeshni me lot
Previous article Presidenti çek akuzon BE-në për qendrimet ndaj Kosovës dhe Krimesë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT