• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dibra nderon kapitenin e FA, Xhaçka: Mirënjohje për sakrificën e çdo efektivi në uniformë
Home
Sociale

Dibra nderon kapitenin e FA, Xhaçka: Mirënjohje për sakrificën e çdo efektivi në uniformë

28 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Dibra do të kujtojë përherë kapiten Floran Delia, pilotin e Forcës Ajrore, i cili humbi jetën në një aksidenti ajror 2 vjet më parë.
Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, me vendim të Këshillit Bashkiak, ku merrnin pjesë familjarë, kolegë dhe qytetarë të Peshkopisë, kapiteni Floran Delia u nderua me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në fjalën e rastit u shpreh se kujtimi i heronjve të FA të rënë në krye të detyrës është njëherësh angazhim për vëmendjen që meritojnë ushtarakët shqiptarë.

 

“Ky angazhim solemn që në fakt më takon ta marr edhe personalisht në cilësisnë e ministres së Mbrojtjes, na detyron të gjithëve të kujtojmë me shumë respekt sakrificën e të gjithë atyre që nuk jetojnë më. Njëherësh është edhe angazhim për të nderuar të gjithë ushtarakët që i shërbejnë atdheut, që kanë marr përsipër të rrezikojnë edhe jetën e tyre për të bërë profesionin shumë të nderuar të ushtarakut, por edhe profesionin e rrezikshëm të pilotit”, tha Ministrja në fjalën e saj.

Ministrja e Mbrojtjes falenderoi qytetarët e Dibrës për këtë gjest bujar: “Shumë faleminderit qytetarëve të Dibrës për këtë gjest bujar por shumë të merituar për heorin tonë. Dhe duke nderuar Floranin njëherësh keni nderuar vlerësuar kontributin e secilit prej 8 mijë efektivëve të FA për të kontribuar për sigurinë e vendit dhe për jetën e çdo qytetari të Republikës të Shqipërisë”.

Me vendim të Këshillit Bashkiak, edhe rruga Ceren – Radomirë do të mbajë emrin e kapitenit të lindur e rritur në Dibër.
Kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, ranë në krye të detyrës në mesditën e 6 prillit të vitit 2016 gjatë një fluturimi stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe.
Të dy ushtarakët janë shpallur ‘’Dëshmorët e Atdheut’’ nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E BOTËS/ Polonia kalon në avantazh ndaj Japonisë (VIDEO)
Previous article Pep Guardiola sfidon Manchester United për mbrojtësin e Milanit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT