Polemika të fuqishme kanë shpërthyer në Turqi, për një interpretim të publikuar në një sajt online nga Drejtoria për çështjet fetare (Diyanet).
Martesa mund të jetë e ligjshme, sapo hyhet në moshën e pubertetit, 9 vjeçe për vajzat dhe 12 për djem
Ky interpretim, shkaktoi polemika të shumta në politikën turke, duke e shtyrë partinë kryesore opozitare ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, socialdemokratët Chp, që të kërkojnë nisjen e një hetimi.
Në rrjetet sociale siç shkruan noa.al, shumë përdorues shprehën indinjatën e tyre, duke kërkuar mbylljen e Diyanet.
Institucioni, i përfshirë në polemika të tilla edhe më herët, saktësoi pas reagimeve se nuk e aprovon martesën e fëmijëve.


