Një konflikti i armatosur tronditi mbrëmë zonën e Kinostudios në Tiranë. Nga përplasja me armë mbetën tre të plagosur. Dy vëllezërit Juxhin dhe Rivelino Mumajesi si dhe Ibrahim Durollari.
Ndërsa dyshohet se shënjestra e atentatit ishin dy vëllezërit Mumajesi. Konflikti nisi fillimisht në një pikë bastesh dhe më pas vazhdoi në rrugë.
Policia njoftoi ditën e sotme se është arrestuar një 29 vjeçari i identifikuar si Ervis Bano. Ky i fundit akuzohet se ka penguar në zbulimin e të vërtetës.
“Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal)’, sqaroi policia.
Ndërsa mësohet se Bano është punonjës i policisë private në Tiranë. Po ashtu lidhur me ngjarjen në fjalë janë shoqëruar në polici 23 persona.


