• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Ministri i Transporteve Gjiknuri: Ja sa GARANCI ka të hapen negociatat në 2019
Home
Intervista

INTERVISTA/ Ministri i Transporteve Gjiknuri: Ja sa GARANCI ka të hapen negociatat në 2019

27 June, 2018 g.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Duke nisur nga data 25 qershor deri në 29 qershor në Uashington mbahet Konferenca Botërore për Gazin, një nga organizimet më të rëndësishme të industrisë globale të gazit. Në këtë konferencë, e cila zhvillohet çdo tre vjet ishte i pranishëm dhe ministri shqiptar për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Gjiknuri ka komentuar vendimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE për Shqipërinë. I pyetur se çfarë garancish ka Shqipëria, që negociatat me BE hapen në 2019, nisur nga kushtet që ka vendosur BE, ministri Gjiknuri tha se një gjë e tillë nuk mund të ketë.

Sipas tij, do të jenë edhe zhvillimet brenda BE ato që do ndikojnë.

Ndërkaq, ministri Gjiknuri ka folur edhe lidhur me zhvillime të tjera në Shqipëri që kanë të bëjnëkryesisht me sektorët që mbulon Ministria që ai drejton.

Çfarë pret Shqipëria nga konferenca të kësaj natyre?

Shqipëria ftohet në këtë konferencë për herë të parë, pasi vendi ynë ka hyrë tashmë fushën e gazit. Ata donin të bënin me dije edhe rolin që kanë patur autoritetet shqiptare në bërjen të mundur të Korridorit të Jugut, si rrugë alternative e furnizimit me gaz për Europën, dhe shumë e rëndësishme për SHBA. Donin të vinin në pah rolin shumë pozitiv, sepse Shqipëria u bë vendi më shembullor për realizimin e këtij projekti. Roli i Shqipërisë u pa me interes. Ishte një vlerësim për vendin tonë. ne jemi duke zhvilluar një program shumë intensiv me departamentin e Energjisë në SHBA, për të suportuar të gjithë sektorin hidro-karbur në Shqipëri, për të mundësuar asistencë për këtë fushë.

Si e shihni vendimin e djeshëm të Brukselit për negociatat?

Ky është një proces që nuk varet vetëm nga Shqipëria. Suksesi i reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare u certifikuan nga Komisioni Europian i cili rekomandoi hapjen e negociatave. Por në e dimë që brenda Bashkimit Europian ka dinamike të ndryshme politike. Ka vende që janë kundër zgjerimin në parim. Nisur nga kjo dinamikë, ajo që u arrit dje është një sukses, pasi politikat e brendshme të disa shteteve mund edhe ta vinin në pikëpyetje procesi e zgjerimit.

Europa ju vendosi disa kushte…

Komisioni Europian që në fillim ka vlerësuar këto reforma, dhe ka kërkuar që edhe Shqipëria edhe Maqedonia të vijojnë në rrugën e reformave. Ne e dimë se çfarë debati po zhvillohet brenda Europës, dhe ky nuk është një moment i mirë. Disa vende janë kundër zgjerimit në parim.

Çfarë garancish ka që hapen në 2019 negociatat me BE, nisur nga kushtet që ka vendosur BE?

Unë nuk mund të jap garanci se çfarë mund të ndodhë me shtetet europiane, por ashtu siç tha edhe përfaqësuesja e BE në Shqipëri në deklaratën e saj, se kemi një dritë jeshile, kemi një datë të përcaktuar, ndërsa sa i takon procesit të reformave të nisura do të jetë më e qartë për të vijuar përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Serbi-Brazil/ Zhbllokohet rezultati, Paulinjo kalon në avantazh brazilianët (VIDEO)
Previous article LIVE/ DZEMAILI kalon në epërsi Zvicrën me një gol spektakolar (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT