• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTËSIA/ Turistja gjen në Shëngjin shishen me mesazhin sekret: Mbroni librin e Shisharkës
Home
Sociale

RASTËSIA/ Turistja gjen në Shëngjin shishen me mesazhin sekret: Mbroni librin e Shisharkës

27 June, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Shishet që sjellin dallgët në breg janë padyshim nga ato lloj historish që i kemi dëgjuar vetëm në përralla.

Por, rasti që na rrëfen më poshtë një turiste e huaj nga Kalifornia që kishte ardhur për muaj mjalti në Shëngjin me bashkëshortin, do t’ju lërë pa fjalë.

Ajo quhet Danyelle Ludwig Pollock dhe shkroi ekskluzivisht për redaksinë e JOQ, rastin më të çuditshëm që i kishte ndodhur në jetë.

Në breg bashkëshorti i sa kishte gjetur një shishe me një letër të vjetruar të lidhur ku shkruhej një mesazh i padëshifrueshëm që daton nga viti 19.06.1988.

Në letër shkruhej në italisht:

La vita come la conosciamo è ormai andata. I nostri vecchi modi di comunicare stanno vacillando. Questa potrebbe essere l’ultima volta che riesco a mandarti un messaggio. Tutto ciò che conta ora è mantenere i segreti del nostro passato al sicuro. Dobbiamo preservare il libro di Shisharka.”

Që përkthehet:

Jeta ashtu siç e njihnim dikur, ka ndryshuar/ kaluar. Mënyrat tona të vjetra të komunikimit kanë humbur rëndësinë e tyre. Kjo mund të jetë hera e fundit që të shkruaj. Ajo që ka rëndësi tani është që të mbajmë të sigurta sekretet e të shkuarës tonë. Duhet të mbrojmë/ruajmë librin e Shisharkës”.

Turistja ka mbetur pafjalë nga kjo ngjarje dhe është shumë kurioze të dijë kuptimin e mesazhit të koduar.

Ajo shkroi ekskluzivisht për JOQ.al:

“Përshëndetje, quhem Danyelle Ludwig Pollock! Unë dhe im shoq ndodhemi për muaj mjalti në Shqipëri dhe gjetëm një mesazh brenda në shishe në plazhin e Shëngjinit që daton nga viti 1988. Me sa duket është e shkruar në italisht. Nuk mendoja kurrë që di]ka e tillë të ishte e mundur. Kam lexuar histori për persona që gjejnë mesazhe në shishe, por nuk e kisha imagjinuar. Duhet të jesh person me shumë fat të zbulosh një mister të tillë. Tingëllonte si një shoqëri sekrete që dërgonte mesazhe nëpërmjet detit. S’jam e sigurt se ç’kuptim ka. Është shumë e çuditshme. Mbetëm pafjalë, uau! Më shkruani nëse merrni vesh për çfarë bëhej fjalë, pasi jam shumë kurioze!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I QEVERISË/ Milot-Balldren bonusi për koncesionin e radhës. Projekti për ...
Previous article Pitt dhe DiCaprio sapo nxorrën një foto nga filmi i ri dhe të gjithë po çmenden pas tyre

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren Aktualitet

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT