Ditën e djeshme u bë zyrtar shkarkimi i kreut të Emergjencave Civili, Shemsi Prençi, një vendim që erdhi nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Në një intervistë për News24, sot Prençi u shpreh se prej kohësh ministrja ishte në tentativa për ta zëvendësuar pasi nuk gjenin të njëjtën gjuhë.
Prençi tha:
Unë ministres ia kam bërë të ditur me memo e raporte të përditshme. E kam informuar gjithmonë. Uroj që memot që kam dërguar të mos ketë patur kohë t’i ketë lexuar, se nëse ka patur kohë e nuk i ka lexuar atëherë është gjëja më e keqe. Sistemi i emergjencave është në Tokë.
Ne në 4 vite bëmë të mundur falë ndihmës së vendeve europiane ngritëm një standart gati europian, por kur kaloi në dorë të ministrisë, sistemi i mbrojtjes civile kaloi në garnizon ushtarak. Në Shqipëri u bë një hap mbrapa, ndërkohë që bota kaloi në Civil Protection ne kaluam në Civil Defence, me ushtrinë. Emergjencat Civile duhet të jenë pjesë e ministrisë së Brendshme, aty vëmendja është më e përqëndruar, kur kaluam në Ministrinë e Mbrojtjes, çdo gjë kaloi në shtabin e përgjithshëm. Janë bërë gabime trashanike, por ne kemi informuar gjithmonë se si duhet të ndodhë.”
Por, me një ironi Prençi thotë së ministrja nuk e ka kuptuar se ishte nga veriu i Shqipërisë.
Ish-kreu i Emergjencave Civile tha:
E kam pritur lirimin nga detyra, që në janar, madje dhe vetë nuk ndihesha mirë. Tani ndihem mirë, nuk kuptoheshim mirë me Ministren. Ndoshta ngaqë vetëm unë drejtor nga Veriu, e ndoshta s’më kuptonte gjuhën.”


