Kapja e 3.4 milionë eurove pasditen e së dielës ishte një nga ngjarjet më të bujshme të këtij viti dhe fakti se detajet janë ende mister çështja mbetet e hapur.
Çfarë ndodhi:
Realisht një ‘Toyota Yaris’ e nisur nga Belgjika me 5 mln euro brenda është sekuestruar vetëm sot kur anija “Adria”, nisur mbrëmë nga Ankona është ankoruar në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin, që ishte i ngarkuar në një kamion që transportonte në total edhe 8 makina të tjera (7 Toyota, 1 Opel dhe 1 Alfa Romeo). Por informacionet e ardhura nga Interpol ishin tepër të sakta dhe brenda Toyota Yaris janë gjetur paratë e fshehura.
Në këto moment akoma vazhdon numërimi. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Policia ka arritur të arrestojë 4 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika (Cani), i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.
Protagonistët e ngjarjes ishin Edi Cani (shoferi i kamionit dhe pronar i një servisi në Tiranë). Klevi Cani (I biri i Edit) që shoqëronte shoferin tjetër Agim Çekaj 61 vjeç.
Nëse Cani e kishte të pamundur të shkonte për rrugë, aty do ishte djali i tij vetëm 21 vjeç, Klevi Cani.
Ndonëse për të ardhur keq që një baba e ka përfshirë të birin në një ngjarje të rëndë, duket se Klevi mund të ketë dijeni për ngjarjen.
Thënë kjo pasi shumë nga postimet e tij, janë kudo nëpër Europë (Ashtu siç edhe Edi Cani), por ndryshe nga i ati, Klevi paraqet një jetë akoma më luksoze mes makinave të shtrenjta dhe helikopterash.



/AlpeNews.al



