Nëntoka është e pasur, por edhe fsheh shumë gjëra që jo gjithnjë janë të bukura, madje mund të jenë të rrezikshme.
Kështu në Tiranë në një rrugë lagjeje ka dalë në sipërfaqe një predhë e pashpërthyer, por shqetësimi i banorëve është që askush nuk ka ardhur ta heqë nga ty dhe sipas tyre është me rrezikshmëri të lartë.
Predha ka katër ditë që qëndron në një rrugë ku kalojnë banorët dhe asnjë nga organet kompetente nuk e ka marrë përsipër për ta hequr.
Një qytetar shprehet:
“Përshëndetje JOQ! Prej ditësh po presim policinë të marrë këtë predhë dhe s’vjen. Këtu kalojnë njerëz dhe është zonë e banuar. Duhet të vijnë ta marrin urgjentisht sepse mund të plasë nga vapa ose luajnë fëmijët me të. S’ka as roje as policë që në mëngjes. Aty është para portës time.”
Me siguri po të ishte ndonjë çantë afër ambasadave të huaja do ishte dhënë alarmi dhe do hiqej brenda pak minutave, por është një predhë në një lagje të banuar dhe s’i duket nuk ka shumë rëndësi për shtetin edhe nëse plas.