• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ Birrë, kafe cigare dhe karburante… Ja sa i konsumojnë shqiptarët
Home
Sociale

SHIFRAT/ Birrë, kafe cigare dhe karburante… Ja sa i konsumojnë shqiptarët

20 November, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Konsumi i mallrave të akcizës ka pësuar rritje sipas kalkulimeve të doganave, të cilat për herë parë publikuan të dhënat mbi konsumin e tyre në pesë vitet e fundit.
Në 8-mujorin 2017 konsumi i karburanteve ka pësuar rritje me 15 për qind në raport me të njëjtën periudhe te vitit 2013.

Nga 334,7 mijë tonë karburante tw konsumuara gjatë janar-gusht 2013, ne të njëjtën periudhë të këtij viti rezultojnë 387,1 mijë tonë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e ka kalkuluar konsumin nisur nga akciza që kanë paguar mallrat si në import dhe në prodhimin vendas. Rezultatet e doganave nuk referojnë konsumin real, pasi nuk merret në konsideratë efektin që ka kontrabanda dhe gjendjen e magazinave.

Për karburantet vihet re se rritja ka lulëzuar në vitet elektorale. Në vitin 2013 konsumi i karburanteve, sipas doganave, u rrit me 22 për qind për te rënë me rreth 2 për qind më 2014. Gjithashtu rritje e mprehte e konsumit në këtë produkt u vu re vitin 2015 kur ishin zgjedhjet lokale dhe në vitin 2017 kur ishin zgjedhjet elektorale. Në vitet 2014 dhe 2016, nw tw cilat nuk janë zhvilluar zgjedhje, konsumi i karburanteve ka rënë.

Nga mallrat kryesore të akcizës rënie ka pësuar vetëm konsumi i cigareve, i cili në tetëmujorin e 2017 ishte 4 % më i ulet ne krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013.
Gjatë kësaj periudhe rënia më e madhe e konsumit të cigareve u vu re në vitin 2014 me rreth 20 për qind. Rënia vijoi edhe përgjatë vitit 2015 me rreth 4 për qind, ndërsa rritja e konsumit në këtë artikull u vu re vitin e kaluar me 17 për qind. Rritja e konsumit të cigareve në raport me 2016-en ka vijuar edhe këtë vit me mbi 5%.

Të dhënat e doganave në lidhje me konsumin e cigareve nuk janë shumë afër realitetit për shkak se, vetë institucioni ka pranuar më parë se ka vështirësi për të tatuar me akcizë prodhimin vendas.

Sipas të dhënave nga doganat rritje të fortë ka pësuar konsumi i kafesë, i cili është rritur me 67 për qind në krahasim me vitin 2013. Kjo rritje lidhet me së shumti me politikën e qeverisë me përjashtimin e saj nga akciza. Madje për këtë produkt importet në dogana kanë qenë më të larta se konsumi.

Rritje të konsumit shënoi edhe birra. Këtë vit në 8 mujor konsumi ishte 29 për qind më i lartë se në vitin 2013. Teksa dy vitet e fundit pesha e importeve në konsum po rritet gjithnjë e më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid nuk heq dorë nga De Gea, gati oferta në verë
Previous article Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, mesazhi i Ramës: Poet i tastierës, le pas …

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT