• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas tri ditësh 16 magjistratë mbeten në rrugë, kërkesë Arta Markut: Na emëroni t’i shërbejmë vendit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Pas tri ditësh 16 magjistratë mbeten në rrugë, kërkesë Arta Markut: Na emëroni t’i shërbejmë vendit

27 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Pas tre ditësh, 16 magjistratë të gatshëm për të qenë gjyqtarë e prokurorë të vendit do të mbeten në rrugë, pa punë, pa emërim dhe pa trajtim financiar.

Magjistratët, pas letrës dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej të cilit ende nuk gjetën një zgjidhje, i kanë trokitur në zyrë edhe kryeprokurores Arta Marku, ku kërkojnë një zgjidhje.

Report Tv ka siguruar kërkesën që magjistratët i kanë depozituar Markut, ku sipas tyre duhet të emërohen për t’i shërbyer vendit, ku rezulton se ata janë 10 gjyqtarë dhe 6 prokurorë.

Në situatën kur akoma nuk janë ngritur Këshillat dhe para një perspektive të mos krijimit të tyre në një kohë të afërt, sjellim para Jush, nevojën e ushtrimit të kompetencave kushtetuese të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin dhe caktimin në detyrë të kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018, brenda muajit korrik.

Shprehen magjistratët në letrën drejtuar Markut
Të formuar si juristë kërkesën e tyre ata e bazojnë dhe një ligj, ku i kujtojnë Markut se e drejta e saj për ti emëruar ata si prokuror të ardhshëm buron nga kushtetuta.

“Kompetenca e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin dhe caktimin në detyrë të kandidatëve për magjistratë, buron nga parashikimet e nenit 179 të Kushtetutës, vendimi nr. 34 datë 10.04.2017 i Gjykatës Kushtetuese dhe dispozitat kalimtare të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Kjo situatë, ku 16 magjistratë kërkojnë të punësohen, vjen në një kohë kur sistemi i drejtësisë numëron mbi 50 vende vakante në gjykatë e prokurori, ku së fundmi numri i vendeve bosh po shtohet për shkak edhe të shkarkimit të gjyqtarëve e prokurorëve nga procesi i Vettingut.

Shqetësimi i magjistratëve është bërë pjesë edhe e debatit politik, ku një projektligj për emërimin e tyre është depozituar edhe në Parlament, ndërsa palët qëndrojnë të ndara për amendimin e paketës ligjore, që do të kërkonte 84 vota për t’i hapur dritën jeshile emërimit të magjistratëve nga KLD aktuale dhe Prokurorja Marku.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË SHIJAK/ 55 vjeçari nuk ZË mend. Policia e ka sërish MAT duke...
Previous article MIRA KAZHANI/ Europa non é lontana

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT