Policia e Tiranës, ka nisur procedimin për një person të dyshuar ëpr tjetërsim prone.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se, dje, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. M., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko“, me anë të mashtrimit, ka tjetërsuar pronësinë e një objekti duke e përdorur për garazhe me qira të cilin e ka të paregjistruar pronë e shtetasit F. B., vjeç 53, banues në Tiranë. Nenet 186, 180 dhe 181 të Kodit Penal.


