• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ Burri i dytë e braktisi me tre fëmijë, 31-vjeçarja: Ia fal të gjitha vetëm të kthehet
Home
Breaking News

HISTORIA/ Burri i dytë e braktisi me tre fëmijë, 31-vjeçarja: Ia fal të gjitha vetëm të kthehet

26 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ajo është 31 vjeçe dhe mban mbi shpatulla dy martesa të dështuara, është nëna e tre fëmijëve dhe është braktisur po thuajse nga të gjithë përveç atyre që do dhe e duan më shumë dy djemtë dhe vajza.

Pikërisht për këtë arsye ka ardhur në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të treguar jetën e saj plot me peripeci dhe sakrificën që bën e vetme për të mbajtur tre fëmijët pa asnjë mbështetje nga baballarët e tyre.

Çetina Elezi është me origjinë nga Dibra. Ajo u martua në vitin 2003 dhe solli në jetë një djalë. Pas afro 11 vitesh martesa shkoi drejt divorcit. Ishte e re në moshë dhe nisi bashkëjetesën me një tjetër djalë konkretisht ne vitin 2014 Cetina u njoh me Emiljano Dakon, 37 vjeç nga Berati.

Marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë, pas 4 vitesh ai e braktisi. Çetina dhe Emiljano në këto katër vite bashkëjetesë kanë sjellë në jetë 2 fëmijë. Vajza që është 1 vjeç e gjysmë dhe djali që sapo ka mbushur 1 muaj jetë.

31-vjeçarja tregon se u braktis nga bashkëjetuesi i saj kur ishte shtatzënë dhe gjithçka nisi me vjehrrën pasi kjo e fundit nuk pranonte djalin e nuses nga martesa e parë, që aktualisht është 11 vjeç.
“Në fillim shkonte çdo gjë mirë, ndonëse vjehrra nuk e kishte me qejf për mua. Nuk më donte. Vjehrra ia mbushi mendjen djalit që të më linte. Kanë kaluar 5 muaj që Emiljano nuk është bërë më i gjallë qoftë dhe për dy fëmijët, djalin e vogël as nuk e ka parë. Unë punoj 2 turne vetëm që të mbaj fëmijët por nuk e përballoj dot e vetme, tani që kam dhe djalin e vogël”, tregon Çetina, raporton “BalkanWeb”.

Kjo nënë 31-vjeçare ka ngelur mes katër rrugëve me tre fëmijët e saj është gati të sakrifikojë gjithçka vetëm të mos i braktisi siç bënë baballarët e tyre.

“Dua t’i jap një mundësi tjetër Emiljanos. Do t’i them që ia kam falur të gjitha vetëm të kthehet tek fëmijët që mos t’i ndaj si fëmijën e parë. Shpresoj që Emiljano të reflektojë. Nëse kjo nuk ndodhë do bëj denoncim. Dua t’i kem bashkë të tre fëmijët. Do doja një strehim vetëm. Kam aplikuar në bashki por nuk e përfitoj dot sepse nuk e kam pagën mbi 400 mijë lekë. Kam aplikuar për bonus qiraje, e mora vitin e kaluar për 1 vit. Kësaj radhe nuk më doli sepse kishin ndryshuar dokumentet. Shkova në Bashki dhe ata më kanë thënë që do më ndihmojnë”, tha 31-vjeçarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Asensio: Më kërkon Liverpool? Do të flasim kur të përfundojë Kupa e Botës
Previous article Arsenali interesohet për mbrojtësin e Juventusit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT