• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kanadaja kërkon 48 mijë shoferë kamioni, paga vjetore 80 mijë dollarë
Home
Nderkombetare

Kanadaja kërkon 48 mijë shoferë kamioni, paga vjetore 80 mijë dollarë

26 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kanadaja ofron të ardhura prej 80 000 dollarë kanadezë (rreth 51 457 euro) në vit, por edhe përkundër kësaj oferte, ata kanë hasur në vështirësi për të gjetur shoferë kamioni, shkak për të cilin theksohen kushtet e vështira të punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e shoferëve të kamionëve në Kanada njofton se sektorit të transportit i mungojnë 48 000 shoferë anembanë vendit dhe se kjo zbrazëtirë duhet të plotësohet deri në vitin 2024.

Shumë kompani të transportit të New Brunswick-ut që merren me transport ankohen për kushtet e vështira të jetesës dhe punës, për çka edhe nuk mund të gjejnë shoferë që do të udhëtojnë në distanca të gjata.

Të ardhurat që rriten dita ditës siç duket nuk janë zgjidhje e problemit. Shoferët e kamionëve që sapo fillojnë të merren me këtë punë çdo vit fitojnë rreth 80 000 dollarë kanadezë (rreth 51 457 euro). Në disa pjesë të ardhurat mund të arrijnë deri në 100.000 dollarë kanadezë (rreth 64.361 euro) në vit.

Autoritetet e New Brunswick-ut, të cilëve gjithashtu një kërkesë u dorëzoi edhe Shoqata e shoferëve të kamionëve në provincat e Atlantikut, kanë nisur një program për emigrantët shoferë të kamionëve.

Kështu, në periudhën midis 2015 dhe 2017, u punësuan 390 shoferë kamioni me origjinë nga vendet e huaja. Në kuadër të pilot projektit janë punësuar shoferë nga Britania e Madhe, Bullgaria, Polonia, Ukraina dhe Republika e Afrikës së Jugut.

Robert Trites, i cili punon në projekt, tha se problemi më i madh me të cilin ballafaqohen është se shoferët, pas marrjes së leje qëndrimit, shkojnë në Ontario ose në provincat perëndimore.

Trites tha se shoferët kryesisht punojnë 10-12 ditë pa ndërprerje, pas së cilës pushojnë për 3 deri në 4 ditë.

“Nga aspekti i kushteve, vërtetë nuk është një industri tërheqëse. Njerëzit nuk duan aq gjatë të jenë larg shtëpive”, tha Trites.

Al Whittaker, i cili posedon një kompani në New Brunswick, tha se për 30 vite merret me transport dhe me vështirësi gjejnë punëtorë të rinj.

“Shoferi ynë më i mirë është 74 vjeç dhe çdo javë plotëson orët maksimale të punës. Një tjetër shofer është 72 vjeç dhe tjetri 64 vjeç. Vetëm sonte kemi 81 dërgesa dhe nuk kemi shofer”, tha ai.

John Beaudry, themeluesi i Qendrës së transportit të Kanadasë, tha se pagat e shoferëve rriten çdo vit me rreth 10 për qind. Ai potencoi se shoferët në distanca të gjata që në vitin e parë fitojnë 100.000 dollarë kanadezë, por që, pavarësisht kësaj, nuk ka shoferë të mjaftueshëm.

“Kamionët qëndrojnë në parking”, ankohet ai.

Puna e shoferit të kamionit, thotë ai, fillimisht është tërheqëse për të rinjtë dhe personat e vetmuar, sepse fitojnë shumë dhe kanë mundësi të shohin vende të ndryshme.

“Megjithatë, kushtet bëhen gjithnjë e më të vështira me kalimin e kohës pasi të krijojnë familje”, shtoi Beaudry.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndiheni të lodhur edhe pasi flini gjumë mjaftueshëm/ Këto janë arsyet pse...
Previous article Kur DASHURIA kthehet në MAKTH, pranga të riut që përndiqte ish-partneren e tij

k.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT