Taulant Balla reagoi sot për akuzat e Lulzim Bashës. Ai u shfajësua, mohoi të kishte dijeni në lidhje me 3.4 milion eurot e gjetura në dy “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika dhe u hodh në sulm. Ai iu rikthyer çështjes së dëshmitarit X dhe tha se në Parinë Demokratike askush nuk flet më për të, ndërsa nuk nguroi të përmendë një personazh që i vendosi nofkën “doraci”, për të cilin siç tha duheshe pyetur Lulzim Basha.
“Pse nuk flet më Partia Demokratike për dëshmitarin X? Pse nuk lejohen gazetarët ta pyesin Lulzimin për këtë çështje? Pyeteni Lulëzimin kush është doraci që ka bërë sekserin tek babalja”?
E ndërsa vijoi me akuzat, Balla tha se pikërisht sot kishte vendosure tënxirrte prova të reja për lobimimin e PD në SHBA.
“Do dilja me një çështje financimi nga ana e PD sot, se vazhdon të paguajë para zyrave të lobingut për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Ky që i ka dalë shpirt vendit për të na garantuar negociatat edhe dje iu ka dërguar emaile anëtarëve të Bundestagut kundër vendit të tij”,- shtoi ai.
Më herët Taulant Balla tha se ka gjetur një lidhje të Lulzim Bashës me personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe e sfidoi kryedemokratin kur tha se është i gatshëm t’i bëhet gjyqi para sheshit “Skënderbej” nëse ai gjen një provë të vetme që e lidh emrin e tij me këtë ngjarje.


