Vetëm para disa ditësh policia italiane vendosi në pranga tre persona të përfshirë në trafikun e kokainës në shtetin Italian.
Tre personat e arrestuar ishin një çift bashkëshortësh YLBER LUCA dhe ADELINA LACI, që përdornin bizneset e tyre “Piceri” dhe punonjësi i tyre MARIO SHABA, të tre shqiptarë.

Çifti shqiptar
Të tre persona nxirrnin rreth 3000 MIJE EURO në ditë fitim në biznesin e tyre por jo nga shitja e picës dhe ëmbëlsirave por nga shitja e kokainës. Ajo që zbuluan policët pas arrestimit të tre shqiptarëve ishte një rrjet ndërkombëtarë kokaine.

Ylber Luca, Aldelina Laçi
Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 3 shqiptarët e arrestuar gjatë fundjavës. Gjykata vlerësoi dje se arrestimi i shqiptarëve ishte i ligjshëm:
-YLBER LUCA, pronari i barit “Tre stelle” në sheshin Valgoi (Bordighera).
– Bashkëshortja e tij ADELINA LACI, që drejtonte restorantin “Cinquantasei” në rrugën “Libertà” (Bordighera).
– MAIO SHABA, i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia.
Gjykata ka vendosur të çojë në burg dy burrat, ndërsa gruaja është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se duhej të kujdesej për fëmijët.

Biznesi ku shitoje kokaina
Bizneset “Tre stelle” dhe “Cinquantasei” raportohet se janë vendosur nën sekuestro. Shpërndarja e kokainës në këto lokale, gjeneronin nga 2-3 mijë euro në ditë, sipas hetimeve.
AlpeNews.al


