Gjykata ka dhënë masat e sigurimit personal për 3 shqiptarët e arrestuar gjatë fundjavës në komunat italiane Bordighera dhe Vallecrosia (në provincën e Imperias).
Siç raportojnë mediat italiane: Ylber Luca, Adelina Laci, Mario Shaba, janë arrestuar si pjesë e një grupi trafiku kokaine.
Gjykata vlerësoi dje se arrestimi i shqiptarëve ishte i ligjshëm:
-YLBER LUCA, pronari i barit “Tre stelle” në sheshin Valgoi (Bordighera).
– Bashkëshortja e tij ADELINA LACI, që drejtonte restorantin “Cinquantasei” në rrugën “Libertà” (Bordighera).
– MAIO SHABA, i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia.
Gjykata ka vendosur të çojë në burg dy burrat, ndërsa gruaja është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se duhej të kujdesej për fëmijët.
Bizneset “Tre stelle” dhe “Cinquantasei” raportohet se janë vendosur nën sekuestro. Shpërndarja e kokainës në këto lokale, gjeneronin nga 2-3 mijë euro në ditë, sipas hetimeve.


