Mesditën e sotme një burrë rreth të 50-ave është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.
Bazuar në njoftimin e policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore në Paskuqan.
Policia njofton se rreth orës 12:20, në rrugën kryesore në Paskuqan, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen E. Gj., rreth 50 vjeç.
Ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa siç dallohet nga pamjet e siguruara burri shihet i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me një çarçaf nga kalimtarët e rastit. /JOQ


