• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZVICRA MUNDI 2-1 SERBINË/ Si u DHUNUA barbarisht 16 vjeçari shqiptar nga fqinjët serbë… (PAMJET)
Home
Breaking News

ZVICRA MUNDI 2-1 SERBINË/ Si u DHUNUA barbarisht 16 vjeçari shqiptar nga fqinjët serbë… (PAMJET)

25 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndërkohë që shqiptarët, kudo nëpër botë, po vazhdonin të ekzaltoheshin pas golave të fitores së Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë, e serbët po ‘e vajtonin’ disfatën, një 16-vjeçar nga fshati Suhadoll u dhunua nga një grup personash që flisnin serbisht. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, një orë para mesnatës, te vendi i njohu “tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë. Redon Hajdari thotë se u dhunua me grushte në shenjë hakmarrje nga fqinjët e tij serbë kanë nisur ndaj shqiptarëve që jetojnë në Veri, pas betejës së humbur të Botërorit 2018. Redon Hajdari, 16 vjeç, bashkë me një shok të tij, të shtunën në mbrëmje, po ktheheshin këmbë në shtëpi, në Suhadoll, nga pjesa jugore e Mitrovicës, kur tek vendi i njohur si “Tre Rrokaqiejt” u rrahën keq nga një grup huliganësh serbë.

16-vjeçari ka rrëfyer për Express dhunën fizike të ushtruar ndaj tij. I mbetur i shtrirë nga plagët që mori, Redoni, në një nga dhomat e shtëpisë së tij tregon se grupi i huliganëve që e rrahën u kishin dalë atyre në pritë. Thotë se të gjithë ishin të maskuar. “I këna pa te një mur. Fillimisht janë kanë veç 5 vetë. Si i kemi pa na, veç e kemi ul kryt dhe jemi mundu me ec sa ma shpejtë me kalu”, nis të kujtojë 16 vjeçari ndodhinë e të shtunës. Thotë se në atë moment njëri prej serbëve të maskuar e ka qëlluar me guri në kokë, nga ana e djathë e tij. “M’ka qit gjak menjëherë edhe mu kanë marrë ment. Jam mundu me ik po s’kom mujtë”, rrëfen nxënësi i shkollës së mesme. “Atëherë ma kanë qitë kamën edhe jam rrëzuar. Jam rene për toke edhe më kanë sillë sa kanë mujtë grushta, shkelma”, thotë i riu nga fshati Suhadoll, që ndodhet në Veri të Mitrovicës dhe është i banuar me shumicë serbe.

 

 

“Mas 2-3 minuta kur ata e kanë kry, jam çu. Menjëherë, nuk i kom ni dhimtë se jam kanë i nxehtë. Kur jam shku mas 20 metrave jam rrzu prap, se mu kan marr ment. M’kan pa disa kojshi të Suhadollit, edhe m’kan marr e m’kan çu me kerr deri te ni supermarket. Masnej janë ardh policia. Më kanë çu në spital të Bajrit, masnej më kan çu në Prishtinë”, vazhdon tutje rrëfimin e tij Redon Shaqiri. Gjatë kohës sa ai po hante grushte, Redoni thotë se shoku i tij kishte arritur me vrap t’u ikte sulmuesve, të cilët më pas i gjithë grupi i ishin vërsulur vetëm atij. “Atë e kanë përplas për njëfarë shufre hekuri por ai ka mrri me ik”, tregon 16-vjeçari për shokun e tij. Duke përsëritur se edhe vetë kishte provuar të merrte vrapin, porse goditja me guri në kokë e kishte alivanosur. Redoni, dy disa orë pas kësaj ngjarje, ka mavijosje të mëdha në fytyrë dhe trup. Sikurse, thotë se të mëdha janë edhe dhimbjet që po përjeton nga lëndimet që mori nga grushtet.

“Shpina shumë po më dhemb. N’kambë kam plagë. Hundën ma kanë thy. Kryet e kam të qajt, po më dhëmb shumë”, thotë ai për Gazetën Express. I riu që pohon se vazhdimisht është provokuar nga komshinjtë e tij serbë të fshatit Suhadoll, thotë se rrahja që pësoi të shtunën në mbrëmje ka qenë si pasojë e mllefit që serbët kanë përjetuar pas humbjes në futboll nga Zvicra. Për përfaqësuesen e helvetikëve në Botërorin që po mbahet në Rusi, të premten, dy gola i kishin shënuar kosovarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës kishin festuar me shqiponjë, golat e tyre. “Të premten o kon loja. Të shtunën ka ndodhë mas orës 11 të natës”, thotë ai. “Shaqiri e Xhaka që e qiten shqiponjën. Ata [sulmuesit] sikur me planifiku. Se krejt janë kanë të maskum. Më kanë fy në gjuhen serbe. Si kom kuptu krejt çka më kanë than, po veç që m’kan sha e di”, thotë i riu nga Mitrovica.

Ngjarjen e të shtunës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ndonëse nuk tregojnë për të arrestuar, Policia në një përgjigje për Gazetën Express thonë se edhe sulmuesit janë të mitur.
Po ashtu, Policia bën të ditur se gjatë sulmit janë përdorur edhe mjete të forta. “Kemi mbledhur shënimet për secilin. Edhe ata janë të mitur. Sidoqoftë, jemi duke i zhvilluar hetimet”, thuhet në përgjigjen për Express të Policisë në Veri të Mitrovicës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapiteni i Anglisë, Harry Kane fans i Dua Lipas
Previous article Suso mbetet në Milano/ Spanjolli jep përgjigjen përfundimtare për t’u transferuar te Inter

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT