Emri i porositësit të makinave Toyota Auris në të cilat u sekuestruan 3. 4 milionë euro.
Sipas dokumenta doganore Alban Mollaymeri rezulton si porositësi në Tiranë i 7 makinave në dy prej të cilave u gjetën edhe eurot.
Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë. Gjithashtu mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika.
Nga dokumentet rezulton se porositës është Alban Mollaymeri, një pronar servisi dhe për t’i transportuar ka kontaktuar Edi Likën, i cili gjithashtu ka një sërvis makinash dhe një kompani trasnporti.
Dokumenti nr.1 i siguruar nga QKB
Dokumenti nr.2
Kush është ALBAN MOLLAYMERI?
Alban Mollaymeri, që rezulton porositësi i makinave të ngarkuara me para, sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompani ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave. Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjera fshihen pas tyre.
/AlpeNews.al




