• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY TE VDEKUR DHE NJE I DENUAR PERJETE/ Si nisi HISTORIA e ish-efektivit të policisë, Gazmend Çollakut dhe Denis Shtrazës
Home
Breaking News

DY TE VDEKUR DHE NJE I DENUAR PERJETE/ Si nisi HISTORIA e ish-efektivit të policisë, Gazmend Çollakut dhe Denis Shtrazës

25 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Apeli Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “burg përjetë” për Denis Shtrazën ditën e sotme.

Shtraza u shpall fajtor për vrasjen dhe rrëmbimin e Gazmend Çollakut. Në Mars, Shtraza u dënua me burgim përjetë për Gjykata e Krimeve të Rënda, dënim që tamshë konfirmohet nga Apeli, pas apelimit të vendimit të shkallës së parë nga pala mbrojtëse.

Gazmend Çollaku u rrëmbye në janar 2016 në qytetin e Durrësit dhe u gjet një ditë më vonë në një fshat të Krujës, anës rrugës dhe i pajetë. Policia menjëherë pas ngjarjes ndaloi Denis Shtrazën dhe ishefektivin e Policisë, Ervin Dalipajn, për ngjarjen. Por, për mungesë provash, ata u liruan.

Më pas, Shtraza u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa Dalipaj u shpall në kërkim. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat në Sukth disa muaj më vonë dhe hetimet ndaj tij pushuan. I vetmi i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut ishte Denis Shtraza.

Sipas Prokurorisë, Shtraza kishte fajësuar Çollakun për plagosjen e tij në vitit 2013. Atij iu bë atentat, por mbeti i plagosur. Kështu, Prokuroria thotë se Shtraza ishte betuar se do të hakmerrej për plagosjen dhe se e dinte se kush e kishte bërë atë, duke akuzuar Gazmend Çollakun. Shtraza, së bashku me ish-efektivin e Policisë Ervin Dalipajn, i akuzuar gjithashtu për vrasjen, kanë dhënë deklarata kontradiktore në Prokurori.

Një nga provat më të forta të Prokurorisë kanë qenë testet e ADN-së. Gjaku i Shtrazës është gjetur në mjetin e Dalipajt, me të cilin u rrëmbye dhe u vra Gazmend Çollaku. Edhe gjaku i viktimës është gjetur në bagazhin e mjetit tip “Benz” të të ndjerit Dalipaj.

Me gjithë ekspertimet që i janë bërë mjetit, nuk u mundësua dot që nga GPS-i i tij të nxirreshin të dhë- na të sakta për itinerarin që ai ka përshkruar ditën e rrëmbimit të Çollakut. Denis Shtraza dhe Gazmend Çollaku mësohet se kanë pasur miqësi në burg, ku kanë vuajtur dënime për vepra penale të ndryshme.

Ky ka qenë edhe një argument i mbrojtjes se Shtraza nuk ka pasur motiv që ta ekzekutojë të ndjerin. Mirëpo, Prokuroria pretendon se Shtraza ka akuzuar Çollakun për atentatin që i është bërë atij në vitin 2013.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prapaskena/ Eden Hazard tregon tratativat me klubin e madh spanjoll
Previous article GANI MEHMETAJ/ A i kemi serbët vëllezër

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT