• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Kush është BIZNESMENI “X” që porosit MAKINA ME PARA NGA JASHTË?
Home
Breaking News

3 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Kush është BIZNESMENI “X” që porosit MAKINA ME PARA NGA JASHTË?

25 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbetet mister emri i biznesmenit që porositi makinat ‘Toyota Auris’ të mbushura me mbi 4 milionë euro të kapura dje në portin e Durrësit, që dyshohet se kanë origjinë nga trafiku i drogës.

Biznesmeni nuk u paraqit t’i tërhiqte, pasi operacioni u dekonspirua nga Lulzim Basha 4 ditë më pare në Kuvend.

Makinat e mbushura me euro u sekuestruan dje në orën 15: 00 në portin e Durrësit, sapo zbritën nga trageti i linjës Bari- Durrës, në porosi të një biznesmeni.

Nga burime nga policia mësohet se janë arrestuar tre persona, pronari i kamionit që transportonte 9 makina, 7 ‘Toyota Auris’, një makinë ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’, si dhe dy shoferët, por me mister mbulohet emri i biznesmenit që kishte porositur këtë ngarkesë.

Pronari i kamionit transportues, i cili mësohet të ketë deklaruar se nuk ka dijeni për sasinë e parave, por ka zbatuar vetëm porosinë sipas kontratës për transportin e makinave.

Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjesht transportin. Ishim të kontraktuar nga një biznesmen, kundrejt pagesës për të bërë transportin.

Kjo dëshmi ngre dyshime dhe pikëpyetje të mëdha lidhur me biznesmenin shqiptar që porosit makina të mbushura me euro. Edhe dy shoferët e kamionit, Klevi Cani dhe Agim Ceka janë arrestuar, ndërsa nga burime konfidenciale mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për paratë, ndërsa kanë dhënë edhe detaje në lidhje me itinerarin e përshkruar me kamion.

Nuk dihet se përse ndërhyrja e policisë u bë në Portin e Durrësit sapo kamioni mbërriti dhe nuk u prit të shkonte deri në destinacionin final, te porositësi për të zbuluar edhe pronarin e parave, por dyshohet se kjo ndërhyrje është nxituar për shkak të dekonspirimit.

***
NJË OPERACION I DEKONSPIRUAR

4 ditë më parë, ditën e enjte nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, dekonspiroi këtë superoperacion, duke u shprehur se policia ka kapur një makinë ‘Toyota Yaris’ me 1. 5 milionë euro brenda, sa ishte edhe informacioni paraprak, dhe këtë ai ja atribuoi deputetit socialist, Taulant Balla. Ky dekonspirim me informacion të saktë, që dyshohet se ka rrjedhur nga radhët e policisë, ka dëmtuar këtë superoperacion dhe hetimet që po zhvilloheshin për të.

Duket se dekonspirimi nga ana e Bashës i ka dhënë kohë poseduesve të parave që të mirëmendojnë dhe të tërhiqen nga transporti i këtyre parave, duke lënë mister edhe zotëruesin e tyre. Policia tregohet hermetike në lidhje me emrin e biznesmenit, si edhe për faktin nëse kanë nisur hetime për dekonspirimin dhe kush ia dha këtë informacion të saktë kreut të opozitës.

Shuma që përllogaritet mbi 4 milionë euro ishin të fshehur në dy makina ‘Toyota Yoris’, të cilat ishin të ngarkuara në një kamion që transportonte edhe 7 makina të tjera.

Dyert e para të këtyre makinave ishin përshtatur nga trafikantët në formën që paratë mos të zbuloheshin, por duket se policia ka pasur informacion për të gjithë lëvizjen e tyre dhe i ka mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë kohës, që nga vendi i origjinës e deri në mbërritjen në Shqipëri, ku dhe operacioni u dekonspirua. Dosja hetimore u mor fillimisht në shqyrtim nga prokurori Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani, por tashmë dosja i ka kaluar hetuesve të Task-Forcë, duke ia hequr vëllait të ish-Presidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER KARAÇICA/ Kësaj radhe duhet thënë jo 600 mijë refugjatë nga Siria në Shqipëri
Previous article TË SHESËSH IDENTITETIN/ Shqiptarët bëjnë "kërdinë" në tregun e zi. Blejnë pasaportat e...

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT