Është kthyer në një problem serioz për qeverinë Britanikë shitja e pasaportava të shtatasve britanikë në tregjet e Athinës dhe Stamboll.
Në një investigim të “Daily Mail” rezulton se të gjitha pasaportat që vidhen, më pas shiten në tregun e zi në shuma që shkojnë mbi 2500 euro.
Tregtia tronditëse në pasaportat e vjedhura të Britanisë ka vënë në alarm edhe ekspetët e sigurisë.
Ata shprehen se të blije një pasaportë britanike ishte si “fitimi i llotarisë” për emigrantët, xhihadistët dhe kriminelët , që i lejonte ata të kalonin kufijtë pa u zbuluar.
Shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të atyre që kërkojnë të posedojnë një pasaportë Britanike duke u drejtuar kryesisht në tregun e zi të Athinës.
Përveç rasteve kur pasaportat vidhen, po kthehet në problem edhe rastet ku qytetarë Britanikë, në bazë të ngjashmërisë shesin identitetin.
/AlpeNews.al





