Një histori e denjë për një skenar filmi mund të quhet e gjithë jeta e mundimshme e Rifat Prençit. Një mbiemër që gjithnjë e ka shoqëruar me sinonimin “i biri i diversantit Tahir Prençi” nga Dibra.
Ishte vetëm 1 vjeç kur babai i tij u arratis përtej Adriatikut duke braktisur në fshatin Reç familjen prej 4 anëtarësh, Rifatin, nënën e tij dhe 2 vajzat. Për këtë arsye familja Prençi detyrohet të njihet me fjalën internim.
Ndërkohë që jeta vazhdonte për pjesën tjetër të familjes, Tahir Prençi kishte arritur të rikthehej në Shqipëri për të parë familjen. Por nuk mundi të jetojë më shumë se 3 muaj në vendlindje. Pasi spiunohet, agjentët e sigurimit të shtetit arrijnë t’ia marrin jetën në tentativë arratisje.
Kujtimi i vetëm që Rifati ka nga babai është kjo foto, bërë nga ekspertët e kriminalistikës për llogari të dosjes së mbyllur tashmë të Tahir Prençit.
Sot Rifati, jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara, por mosgjetja e eshtrave të babait është një brengë që e mundon.
Portreti i tij ku janë skalitur bindshëm vuajtjet se së shkuarës arrin të na dëshmojë shprehjen se padyshim shpresa vdes e fundit. Edhe për 80-vjeçarin Prençi, pavarësisht se kanë kaluar dekada nga ngjarja që e ka lënë pa një kujtim fëminor ende nuk është zbehur.


