Ditën e sotme në Durrës është zhvilluar një superoperacion, ku u sekuestruan 5 milionë euro në 2 makina ‘Toyota Yaris’. Deri tani janë identifikuar 4 persona të përfshirë, ndërsa dy janë arrestuar, njëri prej tyre është shoferi i kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot.
Çfarë ndodhi:
Realisht një ‘Toyota Yaris’ e nisur nga Belgjika me 5 mln euro brenda është sekuestruar vetëm sot kur anija “Adria”, nisur mbrëmë nga Ankona është ankoruar në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin, që ishte i ngarkuar në një kamion që transportonte në total edhe 8 makina të tjera (7 Toyota, 1 Opel dhe 1 Alfa Romeo). Por informacionet e ardhura nga Interpol ishin tepër të sakta dhe brenda Toyota Yaris janë gjetur paratë e fshehura.
Në këto moment akoma vazhdon numërimi. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Policia ka arritur të arrestojë 4 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika (Cani), i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.
AlpeNews.al ka zbuluar edhe detaje të reja, përsa i përket biznesnesit familjar. Edi Cani siç shihet edhe në foton më lart ishte pronari i servisit të automjeteve dhe njëkohësisht edhe shoferi i kamionit. Por veç këtyre, është shoqëruar edhe i biri i tij Klevis Cani 20 vjeç, prej nga të cilit mbante edhe emrin firma “Klevi888” dhe tabela që shohim në xhamin e kamionit.
AlpeNews.al








