Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër- Gur i Zi.
Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Mercedes Benz” me të cilën udhëtonin dy të rinj dhe një tjetër automjet tip “Opel” ku drejtues ishte një 40-vjeçar i cili udhëtonte familiarisht.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Rrenc” ndërkohë që raportohen 7 të plagosur.
Tek automjeti tip “Benz” udhëtonin Amarildo Martini 19 vjeç dhe Kristiano Vaso24 vjeç, të cilët janë dërguar në spital, të dy jashtë rrezikut për jetën.
Viktor Ndreka, drejtuesi i mjetit tip “Opel” gjendet ende në makinë dhe policia e zjarrfikësja po punojnë për nxjerrjen e tij jashtë automjetit pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bashkëshortja e tij Monda Ndreka 39 vjeç dhe fëmijët L. Ndreka 17 vjeç, M. Ndreka 13 vjeç
dhe E. Ndreka 6 vjeç janë nxjerrë jashtë automjetit.
Automjetet janë përplasur ballë për ballë dhe mendohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën drejtuesit po udhëtonin.
Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë për JOQ:
Pershendetje Joq, aksident ne aksin rrugor Shkode-Gur i Zi te Rrenci mbas pishave. Ka ngec ne makin njani, tash 2 ore nuk dihet. Njera makine mercedez tek tj opel ishin familjare. Jan perplasur ball kane humbur kontrollin edhe shpejtsia ka mundsi me duket ka edhe shoferi i Mercedezit 25 vjeq, ky mbi tj 40 me familje.”


