• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1.5 MILION EURO NË PORTIN E DURRËSIT/ Paratë e fshehura në një “Toyota Yaris”. Nga e dinte Basha… (VIDEO)
Home
Breaking News

1.5 MILION EURO NË PORTIN E DURRËSIT/ Paratë e fshehura në një “Toyota Yaris”. Nga e dinte Basha… (VIDEO)

24 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bllokohet në portin e Durrësit një sasi e madhe parash në valutë të huaj. Burimeve nga Porti i Durrësit bënë me dije për gazetaren Klodjana Haxhiaj se bëhet fjalë për një shumë prej 1.5 milion eurosh. Valuta është gjetur në një mjet që po hynte në territorin shqiptar.

Mësohet se eurot, të gjitha me prerje 100-eshe ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Sipas burimeve nga porti, dyshohet që të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e burimit të parave dhe destinacionin e tyre por në rrugë zyrtare nuk ka ende asnjë njoftim apo deklaratë nga Policia e Shtetit.

AKUZAT E BASHËS
Të enjten kreu i PD-së LUlzim Basha bëri një akuzë të fortë në seancën plenare kur tha se Taulant Balla kishte qenë tre ditë më parë në Gjermani, e kishte marrë një makinë “Toyota Yaris” me 1,5 milionë euro të drogës brenda.

“Zgërdhihuni! Ai që zgërdhihet aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani. Të kanë zbuluar “Toyota Yaris” o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës. Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme, s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet”,- tha ai.

Por duke iu përgjigjur akuzave, Balla mohoi të kishte qenë në Gjermani dhe përmendi emrat e Mimi Kodhelit, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës si politikanët shqiptarë që kanë shkuar këto 20 ditët e fundit në Gjermani.

“Në Gjermani, në 20 ditët e fundit kanë qenë: Nga PS, Mimi Kodheli, nga PD Sali Berisha, dhe Lulzim Basha. Këta di unë që kanë qenë në Berlin. Tani nëse Saliu ka qenë me drogë në Toyota Yaris dhe e ka parë Lulzimi kjo është çështje dueli për lidershipin e PD. Lulzim Basha ka probleme si Babalja. Të kesh parë një person qoftë deputet me një Toyota Yaris me 1,5 milionë euro para të drogës dhe të mos e denoncosh…”,- tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG gati t’i “rrëmbejë” lojtarin/ Juventus vendos çmimin për mbrojtësin
Previous article "Ata kanë të drejtë sa YJET dhe ..."/ Artan Fuga për TEATRIN: Duhet ta mbrojmë

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT