• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Ata kanë të drejtë sa YJET dhe …”/ Artan Fuga për TEATRIN: Duhet ta mbrojmë
Home
Kulturë
Art

“Ata kanë të drejtë sa YJET dhe …”/ Artan Fuga për TEATRIN: Duhet ta mbrojmë

24 June, 2018 g.autor Art, Kulturë

Artan Fuga thotë se Teatri Kombëtar nuk duhet të prishet pasi sipas tij aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet dhe sa gjithësia.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai paralajmëron se nëse shembet teatri, disa fantazma do të përndjekin natën gjatë gjithë jetës ata që do të marrin vendimin.

“Ju më latë të më vrisnin!  Prandaj ju rrita! Plangprishës!”, gjykon akademiku se do shprehen fantazmat teksa shpërndan edhe videon e protestës para godinës.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë.

Sepse teatri është i aktorëve, regjizorëve, pedagogëve, skenografëve, dramaturgeve, grimierëve, drejtorit, shefit të llogarisë, kujt të doni, edhe i pensionistëve, ish oficerëve, policëve, gazetarëve, pushtetarëve, por në radhë të parë yni, spektatorëve, pra qytetarëve.

Ne jemi pronarët, ata janë përdoruesit. Por, ata janë artistët, ne adhuruesit e tyre!

Kanë të drejtë aktorët të negociojnë për ta ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar atë. Më shumë se të drejtë e kanëe si detyrë e obligim moral.

Si do të dalin nesër në skenë si personazhe me karakter, kur të gjithë do ta dinë se në jetën reale ata do të ishin sa qullashë e bythpambuksa,  që nga frika se mos nuk u japin ndonjë rol figuranti në ndonjë shfaqje ku bëhet gloria e ndonjë nëpunësi hajdut  janë gati ta hanë turpin me bukë!

Të mos mbrojnë e zhvillojnë vlerën që kombi u ka besuar!?

Flas për ndërtesën por edhe për teatrin si art. 

Por, në negociata, shekujt e gjuhës shqip të folur, u japin vetëm mandatin e të qenurit dakord për të mos ta prishur atë monument kulture, po aq i vyer sa monumenti Nëna Shqipëri, 
dhe nuk kanë asnjë mandat për t’u bërë ballabanë e për të negociuar prishjen me turp të tij 
Sepse në këtë rast fantazmat hamletiane nuk do t’u ndahen gjithë jetën. 

“Ju më latë të më vrisnin! 
Prandaj ju rrita! 
Plangprishës”!

Unë jam dakord këtu me të gjitha fjalët që ka thënë dje aktori, regjizori, pedagogu z. Arben Derhemi. E falenderoj!

Asnjë fjalë nuk u heq atyre dhe më mirë sesa ai dhe me atë logjikë tonaliteti, nuk do ta kisha bërë dot”, shkruan Fuga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1.5 MILION EURO NË PORTIN E DURRËSIT/ Paratë e fshehura në një “Toyota Yaris”. Nga e dinte Basha... (VIDEO)
Previous article STUDIMI/ Më shumë se gjysma e ushtarëve izraelitë përdorin drogë

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT