• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si opozita Anti Erdogan mund ti fitoj zgjedhjet në Turqi
Home
Nderkombetare

Si opozita Anti Erdogan mund ti fitoj zgjedhjet në Turqi

24 June, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Për vite, opozita ka qenë e përqarë përderisa presidenti ka pasur fuqinë absolute.

Por, gjërat kanë ndryshuar pasi që opozita tashmë e ka një lider popullor në krye, një lider karizmatik, dhe shumë të artikuluar, tani më Erdogani nuk duket aq i pamposhtur.

Këtë të diele, Turqia është në zgjedhje për të zgjedhur presidentin si dhe parlamentin, dhe për herë të parë në 16 vite, opozita është duke u rrezikuar seriozisht partija e Erdoganit. Kjo do të thotë se qytetarët turq për herë të parë mund të imagjinojnë fundin e Erdoganit në qeverisje.

CHP posaçërisht kandidati presidencial, Muharrem Ince, është ai që do ia rrezikoj karrikën presidenciale  tw Presidentit aktual, Rexhep Taip Erdogan.

Votuesit i janë drejtuar kutive të votimit në gjithë Turqinë ditën e diele, në këto zgjedhje që nënkuptojnë rrezikun më të madh elektoral për Presidentin Rexhep Taip Erdogan në 16 vjet të pushtetit.

Erdogan ka dominuar politikën e Turqisë qysh prej kohës kur është bërë kryeministër në vitin 20013, dhe e ka transformuar këtë vend. Në realitet, ai ka implementuar politika që kanë inkurajuar zhvillimin ekonomik, por edhe ai ka sfiduar themelet sekulare të Turqisë, duke prurë konservatizmin islam në jetën publike. Po ashtu ai ka pastruar administratën publike nga kundërshtarët e tij, duke i arrestuar me mijëra prej tyre në një përpjekje për një puq ushtarak në vitin 2016.

59 milionë persona janë në listën e votuesve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare këtë të diele, kushdo që fiton në këto zgjedhje, shteti do të ndryshoj në mënyrë radikale.

Erdogan ka fituar një referendum vitin e kaluar për të konvertuar sistemin parlamentar tek ekzekutivi.

Erdogan, i cili ka lundruar nëpër ujërat e zgjedhjeve disa herë, ka bërë që këto zgjedhje të mbahen 18 muaj më herët, pasi që ai po lufton beteja të ndryshme nga disa fronte.

Kundër kandidati më serioz i Erdogan, është Muharrem Ince. Ince ka qenë profesor i fizikës në një shkollë të mesme, ka prurë karizëm të cilën asnjë prej kundër kandidatëve as në të kaluarën e as të tashëm të Erdoganit nuk e kanë.

Të mërkurën ai ka mbajtur tubimin më të madh elektoral në periudhën e fushatë para zgjedhore, në të cilën kishin marrë pjesë me mijëra mbështetës sekularist.

Ai është 10 vite më i ri se Erdogani dhe ka tentuar të portretizoj Presidentin si një person të vjetër, pa ide kreative transmeton Gazeta Express.

Sikur të gjithë kandidatët e tjerë opozitar, Ince u zotua se do të kthej sistemin parlamentar në vend. Por në fakt, ka shumë dyshime rreth kësaj pasi që dihet se presidenti i ri nuk mund të e ketë shumicën parlamentare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRUGA E REFUGJATËVE TË HUAJ"/ Si kalojnë nëpër shtigjet e Gjirokastrës për të shkuar drejt PERËNDIMIT
Previous article Kane më i miri i botërorit, Anglia shkruan historinë ndaj Panamasë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian Botë

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT