Ish-kryeministri Sali Berisha udhëton shpesh në fundjavë, jashtë Tiranës së zhurmshme.
Këtë herë, ndryshe nga fundjava e bregdetit, kryesisht në Durrës, Berisha ka udhëtuar disa orë më shumë. Prej dy ditësh, ish-lideri i demokratëve ndodhet në një zonë malore. Këtë herë, ai po shijon freskinë dhe natyrën unike të alpeve të Bogës, në Rugovë të Kosovës.
“Ne Boge, Rugove pak çlodhje ne nje rudine alpine”, ka shkruar Berisha.
Boga, fshat me rreth 150 shtëpi është i fundit kufitar me Malin e Zi dhe shfrytëzohet nga mijëra vizitorë dhe njerëz që kanë synim shijimin e bukurive natyrore në verë e dimër.


