• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Shqiponja e futbollit dhe shqiponja e politikës shqiptare
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Shqiponja e futbollit dhe shqiponja e politikës shqiptare

23 June, 2018 Redaktor1 OP-ED

Asnjë popull dhe komb tjetër nuk e meriton më shumë se shqiptarët që të mbajnë për simbol të tyre, atë që e kanë zgjedhur vetë prej shekujsh: “Shqiponjën dykrenore”. Sepse nuk e kemi thjeshtë e vetëm simbol të historisë sonë me ndarje e copëzime, pozicionit gjeografik mes lindjes e përndimit, por edhe simbol të dilemave tona identitare, mes orientit e oksidentit.

I tillë është ky simbol edhe kur vjen puna tek disa gjëra më pak fondamentale sa dilemat e mësipërme. Kjo u pa qartë, u ritheksua dhe u shfaq në sy të të gjithë botës orët e fundit edhe gjatë një ndeshje futbolli në botërorin “Rusia 2018”. Në përballjen mes ekipeve përfaqësuese të Zvicrës që kishte në formacionin bazë 4 lojtarë me origjinë shqiptare dhe asaj të Serbisë, simboli i “shqiponjës dykrenore” u bë edhe simboli i një fitoreje me përmbysje rezultati. Një simbol që e çoi festën në delir, pas dy golave të shënuara nga Xhaka dhe Shaqiri.

Fotot dhe pamjet filmike të Granitit dhe Xherdanit me dy pëllëmbët e kryeqëzuar para gjoksit në formën e shqiponjës së flamurit kuqezi, bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave tradicionale në të gjithë botën. Ato u shndërruan në simbolin e një momenti të rrallë emocioni e krenarie kombëtare të shqiptarëve kudo. Sepse me fanelat e një ekipi përfaqësues si Zvicra, shqiptarët ia dolën të realizonin në sy të të gjithë botës e në mënyrën më spektakolare të mundshme, hakmarrjen e tyre të ëmbël sportive, duke i mundur “armiqtë” shekullorë serbë, brenda në Rusi.

Shija e papërsëritshme e triumfit, festuar me simbolin e shqiponjës së lirë, bëri bashkë si kurrë më parë jo vetëm sportitët e tifozët e futbollit, por edhe politikanët shqiptarë këtej e matanë kufirit, në trojet tona në Ballkan.

Jo vetëm golat e Xhakës e Shaqirit apo pjesëmarrja e kuqezinjve në “Francë 2016”, por edhe medaljet olimpike, botërore e europiane të sportistëve tanë që ia kanë dalë në xhudo, atletikë, peshëngritje, etj, na kanë bërë gjithmonë bashkë rreth simbolit tonë kombëtar. Duke iu gëzuar arritjeve të tyre të gjithë bashkë e shqiptarisht tashmë, pa i paragjykuar e etiketuar më si dikur; “tradhëtarë”. Pavarësisht ngjyrës së fanelave, flamujve dhe himneve që përfaqësojnë, e për të cilat garojnë.

Jemi bërë bashkë tashmë duke i quajtur të gjithë thjeshtë shqiptarë. Sepse i konsiderojmë të gjithë, pjestarë të një brezi të artë vajzash dhe djemsh që do të bënin krenarë, çdo komb tjetër kudo e kurdo në botë. Jemi bërë bashkë për Rita Orën, Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Ermal Metën, Eleni Foureirën, etj. Të cilët përveçse veten, na përfaqësojnë si një komb vital. Një popull që di të “prodhojë” talente, që di të nxjerrë yje të rinj e plot shkëlqim ndërkombëtar, dukshëm përtej qiellit tonë modest në këtë kopësht shkëmbor të Europës Juglindore. Sepse të gjithë bashkë, ndryshe nga deri pak vite më parë, nuk e fshehin më dhe e shprehin kudo e kurdo me zë të lartë se janë “krenarë që janë shqiptarë”.

Festa kolektive që nis nga një gjest i thjeshtë e simbolik, si ajo e shqiponjës së duarve tona, na ka bërë bashkë tashmë si kurrë më parë, kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët nëpër botë. Kjo është magjia e shqiponjës së artit dhe kulturës, e sportit dhe e garës. Eshtë shqiponja e një brezi të ri e të talentuar kuqezi, që ka pushtuar majat, duke shijuar famën dhe pasurinë në kulmin e rinisë së tyre, paralel me përçimin e një imazhi të ri e krejt tjetër nga dikur, të të gjithë shqiptarëve.

Ka mbetur ende një shqiponjë që na mban të ndarë. Na mban të coptuar. Na bën që të shihemi “mes vedit”, siç dikur na shihnim veç armiqtë që po i mundim triumfalisht. E ajo është shqiponja e politikës. Eshtë shqiponja e një elite të vjetër, e cila duket se ka mbetur prapa rrjedhave të reja, të shqiptarizmës së mijëvjeçarit të ri. Nëse klasa politike shqiptare, nuk do të jetë në gjendje që ta ndjeki trendin e fluturimit të ri të shqiponjave, nuk ka pse habitet nesër, kur ta kalojë stafetën e flamurit kuqezi, në duart e një gjenerate tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Probleme tek Inter: Jam vënë në diskutim nga klubi…
Previous article SULMI I RADHËS USHTARAK/ Avionët irakianë kryejnë operacionin luftarak në territorin e ISIS

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT