• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ARKITEKTI I TEATRIT pohon: Godina ekzistuese nuk MUND të rikonstruktohet
Home
Kulturë
Arkitekture

ARKITEKTI I TEATRIT pohon: Godina ekzistuese nuk MUND të rikonstruktohet

23 June, 2018 g.autor Arkitekture, Art, Kulturë

Pas protestave te artisteve për ndërtimin e teatrit te ri kombëtar, autori i projektit Bjarke Ingels tregon atë qe do te kenë ne te ardhmen artistet dhe publiku shqiptar.

Gjate një bisede me gazetare ne Barcelonë, arkitekti i Studios Bjarke Ingels Group thotë se prej një viti është punuar për projektin e teatrit. Fillimisht arkitektet ngritën dhe punuan mbi dy skenarë, rikonstruksionin e teatrit dhe ndërtimin e tij nga e para. Por shume shpejt thotë Bjarke Ingeles varianti i pare u rrezua për shkaqe teknike.

“Ajo qe kuptuam shume shpejt është se dy volumet e holla te godinave ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për te funksionuar si Teatër Kombëtar, janë ndërtuar si hapësira argëtimi për ushtaraket italiane dhe pastaj janë transformuar e përdorur si teatër. Por nuk kane dimensionet fizike për te mbajtur një audience te madhe, qe do te ishte e rëndësishme për një Teatër Kombëtar, nuk ka hapësira për skenat anësore, nuk ka lartësinë e mbiskenës, nuk ka një nënskenë: pra nuk ka gjeometrinë për te funksionuar si një Teatër Kombëtar. Ne mund te bënim disa shtesa tek godinat ekzistuese por ne fund do te kishim dy volumet gjatësore dhe do bënim shtesa te tjera ne lartësi dhe anësore: do te behej pak si një ndërtesë ‘frankenshtein’ – kjo do te ishte jo praktike, aspak elegante dhe shume e shtrenjte si ndërhyrje. Ndaj ne menduam a është e rëndësishme te ruajmë dy godina te ndërtuara për argëtimin e ushtarakeve, apo është e rëndësishme te krijojmë një godine qe e meriton te quhet “Teatri Kombëtar i Shqipërisë”.

Arkitekti i Tetarit te ri, vlerëson debatin e artisteve por thotë se ky projekt i përshtatet me se miri qendrës se transformuar te Tiranës. Bjarke tregon edhe një shembull te ngjashëm rreth 3 dekada me pare ne Barcelone.

“Barcelona ka kaluar një transformim te ngjashëm ne vitin 1992, përpara Lojërave Olimpike Shume pranë me hapësirën ku ndodhemi (Qendrën Kulturore Bashkëkohore te Barcelonës), është Muzeu i Artit Bashkëkohor te Barcelonës. Edhe ne këtë hapësirë ndodheshin disa ndërtesa ushtarake te vjetra ne atë kohe qe u shemben. Patjetër qe kishte njerëz te shqetësuar qe pyesnin ç’po ndodh, perse po i ndryshoni gjerat, çfarë do te ndërtohet. Por mendoj se po ata njerëz sot, 30 vjet me vone, janë tejet te lumtur qe morën beto vendime te rëndësishme, dhe mendoj qe Tirana ndodhet ne një moment te ngjashëm sot”.

“Me shume se pyetja a duhen mbajtur apo jo dy godinat e ndërtuara me qellim argëtimin e ushtarakeve, pyetja është a duhet te ketë qendra e Tiranës një Teatër te vërtetë Kombëtar, te projektuar dhe ndërtuar me qellim qe te jete Teatër Kombëtar. Mendoj se për identitetin e qendrës se Tiranës, rilindja qe është duke ndodhur ne Tirane, arsyeja pse qyteti juaj u vlerësua ne Barcelone me çmimin e pare, përfaqëson një energji transformuese jashtëzakonisht pozitive”.

Sipas projektit te ideuar nga studio BIG, Teatri Kombëtar do te ngrihet ne kufij te sheshit ”Skenderbej”, duke krijuar një piace te re publike, një godine te hapur ndaj hapësirave përreth. Ndërsa sipërfaqja funksionale e teatrit, skenat anësore, nënskena, mbiskena, dhe aty ku stafi i teatrit do te përgatisë shfaqjet apo skenarin do te jene transparente për kalimtaret e rastit.

Kjo do te thotë se nga Sheshi “Skenderbej” do te mund shihet shfaqja qe vihet ne skene. Studio e Bjarke Ingels Group është një nga me te njohurat ne bote me një sere projektesh te rëndësishme.

Ndërsa disa nga veprat me te bukura studios Big është ai i ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit si dhe projektimi i Googleplex.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERLIN/ Xhafaj dhe Veliu takime me Drejtuesit kryesorë të Policisë Federale gjermane. U diskutua për...
Previous article PREMIER LEAGUE/ Chelsea dhe Conte, drejt gjyqit për të zgjidhur shkarkimin

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT