• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BERLIN/ Xhafaj dhe Veliu takime me Drejtuesit kryesorë të Policisë Federale gjermane. U diskutua për…
Home
Sociale

BERLIN/ Xhafaj dhe Veliu takime me Drejtuesit kryesorë të Policisë Federale gjermane. U diskutua për…

23 June, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë vizitës në Berlin, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Dieter Romann.

Duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë shqiptare, Romann, u shpreh se “jam i nderuar dhe shumë i lumtur për këtë mundësi për t’u takuar dhe për të biseduar rreth temave të përbashkëta”. 

Ministri Xhafaj theksoi se qëllimi i vizitës është konsolidimi më tej i marrëdhënieve të deritanishme, për t’i bërë model në rajon.

Në këtë kontekst, Xhafaj u shpreh se asistenca dhe përvoja e Gjermanisë është shumë e rëndësishme, veçanërisht nga këndvështrimi strategjik, në kushtet e procesit të reformimit të Policisë.

Në vijim, ata u ndalën tek situata aktuale lidhur me migracionin e paligjshëm dhe problemet me të cilat po përballet Policia e Shtetit në menaxhimin e kësaj situate.

Për këtë çështje, shtoi ministri Xhafaj, kam diskutuar edhe me Komisionerin e BE-së, Avramopoulos dhe kam kërkuar mbështetje financiare dhe logjistike nga Brukseli.

Duke marrë në konsideratë origjinën e flukseve migratore dhe rrugën që ndiqet për të depërtuar në vendet e BE-së, palët ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në menaxhimin e këtyre flukseve.

Për Gjermaninë, u shpreh Romann, përballimi i situatës që lidhet me migracionin është detyrë parësore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Federale, kjo edhe e lidhur me mungesën e informacionit nga vendet e origjinës, vështirësisë në identifikimin e individëve, apo problematika të sigurisë që shoqërojnë këtë fenomen.

Lidhur me këtë çështje Drejtori Ardi Veliu u ndal tek masat që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, veçanërisht ajo kufitare për një menaxhim sa më të mirë të regjimit të kufirit.

Ai u ndal po ashtu, edhe në mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Z.Veliu falënderoi Policinë Federale për ndihmën që i ka ofruar Policisë së Shtetit.

Romann u shpreh se ishte shumë i impresionuar nga arritjet dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.

Ai pranoi me shumë entuziazëm ftesën e Ministrit Xhafaj për të vizituar Tiranën.

Një tjetër takim u zhvillua ne Policinë Kriminale Federale, midis Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, shoqëruar nga Drejtori i Departamentit te Policisë Kriminale Eduart Merkaj dhe Drejtorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Arsimimit dhe Kërkimit Shkencor në BKA, Gerhard Hantschke.

Hantschke tha se bashkëpunimi aktual është në nivele të larta. Ata ranë dakord mbi rritjen e këtij bashkëpunimi, si në fushën e krimit të organizuar, krimeve të drogës, trafikimit të personave, vjedhjeve të banesave etj.

Zyrtari i Policisë gjermane përmendi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në kuadër të Task Forcës “Anti Skifter” si dhe “Forca e Ligjit”.

Drejtori Veliu e njohu bashkëbiseduesin me prioritetet e Policisë së Shtetit, si: lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike, operacionin “Forca e Ligjit”. Veliu theksoi se për një nga grupet e goditura është bashkëpunuar ngushtësisht me BKA gjermane.

Takimet u zhvilluan në një frymë të hapur dhe shumë miqësore. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se ky bashkëpunim i shkëlqyer sot mes dy vendeve, do t’ju shërbejë edhe brezave nesër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Linda Rei u fiksua pas pjesës intime të moderatorit të "Top Channel"? Përgjigjen e jep vetë ajo me... (FOTO)
Previous article ARKITEKTI I TEATRIT pohon: Godina ekzistuese nuk MUND të rikonstruktohet

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT