• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Muxhahedini I MBYTUR në Durrës është martir, hyri në liqen të shpëtonte shokun por…
Home
Breaking News

Muxhahedini I MBYTUR në Durrës është martir, hyri në liqen të shpëtonte shokun por…

23 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Muxhahedini irianian që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, Malek Shara’i, 47-vjeçar, u martirizua për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij.

Lajmin e bëjnë të ditur  burime zyrtare nga organizata MEK, e cila strehohet në Shqipëri, në kampin e ngritur në Manzë.

“Të martën, më 19 qershor, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur, dhe me shumë përpjekje ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte. Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, PMOI i kërkoi ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani”, tregon ngjarjen, Organizata Muxhahedine e Popullit e Iranit.

Anëtari i PMOI-it, Malek Shara’i, i lindur në Khorramshahr në 1970-n, iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21 vjet më parë, dhe kaloi vite të lavdishme përkushtimi në kampet Ashraf dhe Liberty.

Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI-t u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds. Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve.

Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë ndodhi në rrugët e Zvicrës, tifozja serbe provokon shqiptarët (VIDEO)
Previous article E bujshme/ Liverpool ofron 180 milionë euro për "Messin" e Real Madridit

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT