• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRA TË FRIKSHME/ Në dy ditë, 215 të vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun
Home
Nderkombetare

SHIFRA TË FRIKSHME/ Në dy ditë, 215 të vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun

22 June, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Shifra të frikshme janë publikuar nga një raport i fundit nga Kombet e Bashkuara. Vetëm gjatë dy ditëve, të paktën 215 persona janë mbytur pasi janë larguar nga Libia në tentativë për ta arritur në brigjet europiane.

Të martën, 95 persona janë mbytur gjatë udhëtimit me një varkë prej druri, e cila mbante 100 persona, thuhet në raport. Varka është gjetur pranë brigjeve të Tripolit në Libi nga Garda Kombëtare. Në të njëjtën ditë, në një tjetër zonë u mbytën 70 persona me një varkë që mbante 130 pasagjerë. Në rastin e parë, pesë të mbijetuarit u dërguan në spital nga autoritetet libiane, ndërsa 60 të mbijetuarit në ngjarjen e dytë u kthyen sërish në Libi edhe pse është e paqartë, ndërsa janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë të mërkurën, Rojet Bregdetare libiane gjetën të mbytur 50 persona në një zonë rreth 40 milje në lindje të Tripolit, në Garabulli.

“Këto vdekje tragjike na rikujtojnë se luftërat dhe varfëria vazhdojnë t’i nxisin njerëzit të kryejnë udhëtime të dëshpëruara që i kushtojnë atyre të gjitha kursimet e jetës, dinjitetin e tyre dhe në fund edhe jetën”, tha Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, Filippo Grandi.

Ngjarje tragjike si këto të fundit kanë ndodhur shpesh gjatë kohëve të fundit. Sipas OKB, 90 emigrantë nga Libia u mbytën gjatë muajit shkurt, ndërsa 11 të tjerë humbën jetën në prill, sipas flotës libiane.

Në Libi ka nga 700 mijë deri në 1 milionë emigrantë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin, ndërsa popullsia kombëtare është 6.2 milionë. Vendi, që kufizohet me Egjiptin, shihet shpesh si një destinacion për emigrantët, sepse ka sasinë më të madhe të naftës në Afrikë.

Sidoqoftë, Libia është dëmtuar nga dhuna dhe varfëria në vitet e fundit. Një luftë civile nisi në vitin 2011 me përplasje mes qeverisë dhe forcave rebele, e cila nxiti edhe një luftë të dytë civile që është ende në vazhdim në këtë shtet. Ndërkohë, SHBA vendosi sanksione ndaj Libisë pas një hetimi të fshehtë të CNN, duke zbuluar tregtinë moderne të skllevërve.

Migrimi në Libi, megjithatë, nuk ka rënë. Vendndodhja e Tripolit, në buzë të Mesdheut, e bën atë një pikë strategjike për të gjithë ata që synojnë t’i largohen varfërisë dhe konfliktit, duke synuar Europën.

Më shumë se 60 mijë persona kanë arritur në Itali nga Libia ndërmjet janarit dhe majit të vitit të kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur Ferrari i sapo marrë prej 500 mijë paund SHKATËRROHET (VIDEO)
Previous article "Shpresojmë të GJEJMË ZGJIDHJE, por ..."/ Vuçiç del në konferencë para takimit me Thaçin

g.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT