• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Plagosi me thikë dy prindërit në Durrës, çështja e të riut i kalon Krimeve të Rënda
Home
Breaking News

Plagosi me thikë dy prindërit në Durrës, çështja e të riut i kalon Krimeve të Rënda

22 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskopetëncë për çështjën e Hajri Nezirit, 25 vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij Destan dhe Asie Neziri.

Në caktimin e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25 vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe moskopetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.

Arresti më burg është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Renda.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:45 të datës 20 qershor 2018, në banesën e familjes në Neziri, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeç, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa këto njolla gjaku në rrugë janë dëshmia e një sulmi të dhunshëm.

Burrë e grua u dërguan nga fqinjët në spital, në gjendje kritike për jetën.

75 vjeçari ka marrë një plagë të rënda në kokë, ndërsa gruaja e tij 6 goditje në disa pjesë të trupit.

Ata i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

25 vjeçari Neziri fillimisht u largua nga banesa, por pas rreth një ore arrati u vetëdorëzua në policinë e Durrësit, e cila ngriti një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë.

Sipas dëshmitarëve çifti me origjinë nga Dibra kanë qenë dy arsimtarë dhe prindër të 4 fëmijëve, tre prej tyre jetojnë vendit ndërsa 25-vjeçari, jetonte me ta.

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë u regjistrua në Dibër, ku 26 vjeçari Qemal Sela ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij pas një debati që dyshohet për motive pronësie por dhe gjendjen e rënduar psikologjike të autorit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Argjentina zhgënjeu, por jo tifozet e saj (FOTO)
Previous article "Ky ka qenë i dashuri im më i mirë"/ Artistja 72-vjeçare shprehet pa doreza në emision

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT