• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAOSI NË URBANET E TIRANËS/ Nga SHERRET me fatorinon, deri tek SHOFERËT E DEHUR që shkaktojnë aksidente… (VIDEO)
Home
Breaking News

KAOSI NË URBANET E TIRANËS/ Nga SHERRET me fatorinon, deri tek SHOFERËT E DEHUR që shkaktojnë aksidente… (VIDEO)

22 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të udhëtosh me autobus është një stress më vete. Pavarësisht gjithckaje në majë të këtij stresi qëndron vonesa e autobusit, arroganca e shoferëve, aksidentet që vijnë si pasojë e “garës” për të qënë i pari apo deri tek kondicioneri dhe mosfunksionimi i tyre.

Çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm:
Janë përplasur dy autobusë dhe sipas njoftimeve të fundit ka disa të plagosur.
Mendohet se autobusët po bënin garë mes tyre për të marrë pasagjerët. Mësohet se janë 6 pasagjerë të plagosur për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jeten.
Aksidenti ka ndhur mengjesin e sotëm në rrugen Kamëz – Tiranë në afëri të kthesës së Kamzës.

*Njëri nga shoferët ka qenë në gjendje të dehur.*

Vonesat:
Kjo është gjendja që krijohet në linjën Institut-Uzina Autotraktor. Siç edhe duket, autobusi është vonuar aq shumë sa radha e qytetarëve që presin ka krijuar kaos në rrugë. Theksojmë se linja në fjalë është linjë shumë e gjatë.

Gjendja brenda në urban:

Debatet mes faturinove dhe qytetarëve:

“Kur duam të ngremë zërin, faturino na thotë vetëm që ka trafik”, ankohet qytetarja.
“Ça të bëjmë ne, po nuk iu pëlqeu mos hypni” , kjo është e vetmja përgjigje që jep faturino.

Nuk pagoi biletën, faturinoja i çan veshin qytetarit në Tiranë

Kjo situatë ka ndodhur në urbanin e Kamzës dhe “moll sherri” është bërë një udhëtar që nuk ka pranuar të paguante biletën.

I acaruar faturinoja i ka bërë presion, ndërsa udhëtari i është kthyer duke e ofenduar. Pas kësaj ka plasur sherri me grushte, ndërsa fatorinos i kanë rënë lekët.

Sipas raportuesit, zotëria që ka refuzuar të paguajë biletën ka tentuar t’ia marrë lekët, ndërsa faturinoja e ka goditur më fort, duke i çarë veshin.

Por sherri nuk ka mbaruar me kaq, pasi urbani ka ndaluar dhe personi që kontrollon biletat ka dalë në mbrojtje të faturinos, duke e goditur me shuplakë zotërinë e gjakosur.

Faturinoja u sulet pasagjerëve: Bëni si ‘k**va, ju …

Faturinoja i linjës Institut-Uzina e Autotraktorëve sillej në mënyrë çnjerëzore me pasagjerët duke i ofenduar e duke u koniktuar me ta.

Ai përdori fjalë fyese kundrejt të gjithë atyre që udhëtonin në autobus e degjeneroi deri në atë pikë sa lloi të shante edhe moshën e tretë. Shumë nga pasagjerët i thonë të ulë zërin, por ai llon i fyen.

Arsyeja e kësaj sjellje të pajustikueshme të fatorinos sipas djalit, është se ai po shfrynte inatin me pasagjerët pasi ditën e djeshme e kishin gjobitur. Siç edhe shihet, ai nuk ka veshur as uniformën e faturinos.

Nuk ndezin kondicionerët:
Një nga problemet e shumta të linjave në Tiranë, sidomos në periudhën e verës e të nxehtit të tmerrshëm janë kondicionerët. Nuk kanë qënë të paktat rastet kur grave, veçanërisht i kanë rënë të fikët nga situata e ajrosëse e krijuar.

Duke qënë se nuk ndizen, tensionet dhe debatet në urban janë nga më të ndryshmet. Qytetarët me të drejtë ankohen, e faturino ka gjithmonë një përgjigje: Ç’të të them unë?!
E nga këtu lind pyetja, nuk punojnë vërtetë apo nuk duan vetë ti ndezin?

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Brazili nën PRESION/ Tite bën NDRYSHIME në formacion me Kosta Rikën
Previous article EL DORADO WORLD TOUR/ Shakira në Milano, shikoni si e TUND skenën DIVA e muzikës (VIDEO EKSKLUZIVE)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT