• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Këshilli i Europës i jep FUND teorive: Nuk ka plan për kampe REFUGJATËSH në Shqipëri
Home
Sociale

Këshilli i Europës i jep FUND teorive: Nuk ka plan për kampe REFUGJATËSH në Shqipëri

21 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zyrtari i Këshillit të Europës tha se koncepti i “qendrave rajonale të dizbarkimit”, për të cilat flitet në draftkonkluzionet e takimit të Këshillit më 28 qershor, nuk lidhet me Shqipërinë dhe se është ende një koncept në zhvillim.

“Jo. Rajonet nuk janë identifikuar ende sepse ne po flasim vetëm për mundësinë e eksplorimit të këtij koncepti,” tha zyrtari përmes një emaili, i pyetur nga BIRN nëse ky koncept lidhet në ndonjë farë mënyre me Shqipërinë.

Pyetjes nëse Platforma e Dizbarkimit lidhet me ndonjë farë mënyre me vendimin e pritshëm të Këshillit për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, vendim që pritet të merret gjithashtu më 28 qershor, zyrtari iu përgjigj gjithashtu prerazi “Jo”.

Partia Demokratike në opozitë ka akuzuar qeverinë prej disa ditësh se ka pranuar të ndërtojë kampe refugjatësh në Shqipëri në shkëmbim të hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Qeveria e ka mohuar në disa raste duke thënë se nuk ka marrë një kërkesë të tillë dhe as nuk gjendet në bisedime.

Politikanë të ndryshëm në Austri dhe Gjermani kanë folur për mundësinë e izolimit të refugjatëve në një vend jashtë BE-së, duke krijuar aludime se Shqipëria është një vend target për këtë plan.

Këshilli i Europës do të mblidhet më 28 qershor për të diskutuar disa çështje, ku çështja e parë pritet të jetë problemi i migrimit.

Në draftkonkluzionet e këshillit, të cilat janë përgatitur nga Presidenti Tusk dhe pritet të diskutohen nga krerët e vendeve anëtare, këshilli mbështet konceptin e “platformave rajonale të disbarkimit”, një frazë që, sipas disa mediave europiane, e vë Shqipërinë në listën e vendeve kandidate për ndërtimin e një platforme të tillë, krahas disa vendeve të Afrikës së Veriut. Por zyrtari i Këshillit thotë se kjo ide është ende në fazë eksplorimi dhe nuk lidhet me Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSI 2018/ Ndeshja me Kroacinë ka qenë një humbje e dyfishtë për Sampaoli-n
Previous article Argjentina katastrofë, kroatët fantastikë, ja notat dhe lojtari i ndeshjes

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT