I riu që shihni në foto është 29-vjeçari shqiptar, një nga 19 viktimat e përmbytjeve masive që goditën Greqinë. Petro Koleci, nga fshati Koder, Livadhja i Bashkisë Finiq jetonte prej gati 25 vitesh në shtetin grek, ndërsa banonte në Mandra të Athinës, atje ku ishte edhe kryeqendra e përmbytjeve të mëdha.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në Mandra, ku u dëmtuan qindra godina. Ndërkohë mijëra njerëz humbën mundin e një jete të tërë, shumë shkolla e fabrika u përmbytën, automjete të flakura tej sikur të ishin lodra, e mes tyre trupa të pajetë që ende vazhdojnë gjenden në det.


