• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pezullohen 12 guroret në Malin e Tomorrit/ Klosi: Gjobë dhe e ndjekje penale për shkelësit e ligjit
Home
Sociale

Pezullohen 12 guroret në Malin e Tomorrit/ Klosi: Gjobë dhe e ndjekje penale për shkelësit e ligjit

19 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Gjobiten dhe pezullohen 12 guroret që ushtronin aktivitet për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Masat ndaj tyre janë ndërmarrë gjatë inspektimit në terren të një ekipi me inspektorë të Inspektoriatit Mjedisor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura nën drejtimin e ministrit të Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi. Përveç gjobitjes dhe revokimit të lejes mjedisore, ministri Klosi tha se i gjithë dokumentacioni i tyre do të kalohet në sitë dhe sipas shkeljeve të konstatuara do të merren masa të ashpra deri në ndjekje penale.

 

“Janë evidentuar nga inspektoriati plot 12 gurore vetëm në këtë zonë të cilat janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Prandaj Inspektoriati i Mjedisit do të marrë masa duke i gjobitur ato që sot, duke kërkuar revokimin e lejeve mjedisore për të 12 subjektet dhe po ashtu duke parë të gjitha mundësitë që të 12 subjektet të kalojnë edhe për ndjekje penale. “- tha ministri Klosi i cili e cilësoi barbar dhe të pafalshëm dëmin e krijuar në një nga malet më të vizituar në mbarë vendin nga turistë vendas dhe të huaj. Ai paralajmëroi një reformë të plotë së bashku me institucionet e tjera shtetërore në ndryshimet ligjore dhe lejet mjedisore për biznesin e guroreve. “Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore të shfrytëzojnë në mënyrë barbare një nga pasuritë më të bukura natyrore të Shqipërisë që është Mali i Tomorit. Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore, si shumë gurore në Shqipëri, të shfrytëzojnë pasuritë natyrore jashtë çdo kriteri mjedisor. Prandaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Inspektoriatin, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit do të ndërmarrin një reformë të tërë përsa i përket të gjithë sistemit të guroreve në Shqipëri. Do të reduktohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha lejet mjedisore të dhëna për guroret të cilat janë jashtë kritereve. Do të kërkohet evidentimi i problematikave të gurores, duke parë lejet dhe mënyrën sesi shfrytëzohen këto gurore, pasi këto duhet të kenë një leje të mirëpërcaktuar, mënyrë pune të mirëpërcaktuar dhe mbrojtje mjedisi të përcaktuar me ligj”.- theksoi ministri.

 

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit, paralajmëroi se nuk do të tolerohet më asnjë biznes që shkel ligjet në fuqi dhe se ka ardhur koha që bizneset të zhvillohen në respekt të mjedisit dhe komunitetit. “Ne i vlerësojmë shumë të mirat që vijnë nga biznesi, ne vlerësojmë shumë mundësinë e punësimit të banorëve të zonës, vlerësojmë shumë që këta biznesmenë duan të fitojnë para, por këta biznesmenë që duan të fitojnë para nuk mund të shesin një pjesë të mjedisit shqiptar për përfitime.

Së bashku me ministrinë e Energjisë do të përcaktojmë kriteret që duhet të kenë për ta rimarrë këtë leje mjedisore vetëm kur të plotësojnë kushtet, të vihen brenda kornizave për të cilat kanë marrë leje dhe të punojnë jo duke dëmtuar mjedisin por duke e rinovuar dhe duke kultivuar bimësinë e zonës dhe duke mbrojtur hapësirën publike.”- tha ministri Klosi. Gjithashtu Ministri Klosi theksoi se lufta kundër guroreve që shkelin lejet mjedisore është një nga pikat kryesore të aksionit 6- mujor, “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hetemaj protagonist me Chievon, shënon ndaj Torinos
Previous article Tritan Shehu: Amnisti për fshatarët që kultivonin kanabis/ Ja kush duhet arrestuar (Emrat)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT