• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOI BURRIN ME TRE PLUMBA/ Zbardhet dëshmia e gruas: E vrava për borxhet, më detyronte që…
Home
Breaking News

EKZEKUTOI BURRIN ME TRE PLUMBA/ Zbardhet dëshmia e gruas: E vrava për borxhet, më detyronte që…

21 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Violeta Donaj nuk i ka përmbajtur dot lot, ndërsa rrëfeu para Gjykatës së Kurbinit dje, arsyen që e çoi drejt një krimi që nuk e kishte menduar kurrë.

Nëna e dy fëmijëve, të dielën e kaluar, vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj, me pistoletën e tij që mbante në makinë, ngjarje e ndodhur në tregun e Milotit. 35-vjeçarja, gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, deklaroi se bashkëshorti i saj ishte i varur nga loja në bixhoz.

violeta-donaj-gjyq

Nga ky ves, 42-vjeçari kishte shkaktuar mjaft probleme në familjen e tij, ndërsa për shlyerjen e borxheve ushtronte dhunë ndaj saj, duke e vënë ata para përgjegjësisë për të gjetur paratë që i duheshin.

Violeta Donaj u paraqit në Gjykatë me pranga në duar, rreth orës 11:00 të së mërkurës, ndërsa shoqërohej nga dy police femra. Para togave të zeza, ajo shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe shpërtheu në lot. Ajo tha para trupit gjykues se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz, por nuk e beson ende se si mundi të shkonte deri aty sa të vriste babanë e dy fëmijëve të saj.

“Nuk kam dashur të kryej krimin, por gjithçka ka ndodhur në një moment dobësie për mua. Jam penduar për atë çfarë ka ndodhur, pavarësisht se kishim konflikte të vazhdueshme me burrin. Ai më keqtrajtonte, konsumonte alkool dhe luante bixhoz në vazhdimësi. Hynte në borxh dhe më detyronte mua me dhunë që t’i gjeja paratë për të paguar borxhet që kishte. Më parë i sillnin para vëllezërit dhe motrat, por kohët e fundit nuk i kishin sjellë”, tha Violeta Donaj në Gjykatë.

Vrasja ndodhi në një kohë kur mes çiftit kishin lindur mosmarrëveshje të mëdha. Për shkak të debateve, ajo u largua nga banesa, duke shkuar te prindërit e saj bashkë me fëmijën më të vogël. Ditën e ngjarjes, ajo kishte shkuar bashkë me kunatën e saj në tregun e Milotit.

Gjatë dëshmisë në Gjykatë, Violeta ka sqaruar se arma me të cilën vrau burrin, ishte pikërisht e Kujtim Donajt. “Ne kishim një makinë familjare që e përdorja unë. Arma ka qenë e bashkëshortit dhe e kishte lënë në makinë pak ditë më parë. E kisha marrë vesh se kishte armë. Kam shkuar e kam marrë te makina armën dhe e kam qëlluar”, tha Donaj.

Ndonëse nëna e një djali 7 vjeç dhe një vajze 14 vjeçe ka shprehur pendesë për krimin e saj, Gjykata caktoi masë sigurie burg pa afat për 35-vjeçaren. Pas vendimit, çështja i ka kaluar për veprime të mëtejshme Gjykatës së Krimeve të Rënda. Nga hetimet e deritanishme rezulton se në momentin e ngjarjes, Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij dhe ka qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmitarëve, Violeta Donaj, së bashku me kunatën, kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash, gjë e cila në fakt bie në kundërshtim me deklarimin e dhënë nga Violeta Donaj para Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila tha se armën e ka marrë nga makina e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article West Ham United pran arritjes së marveshjes, me mesfushorin e Lacios
Previous article Miriam Cani zbulon format trupore me bikini dhe ka të njëjtin problem që kemi dhe ne

F.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT