Borussia Dortmund ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e Alvaro Maratës. Sipas raporteve në Gjermani, Dortmund është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Chelseas. Ky i fundit nuk ka bërë një sezon dhe aq të mirë në Londër, pasi ka zhvilluar në total 31 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola. Përveç spanjollit, verdhëzinjtë kanë piketuar edhe një tjetër lojtar të londinezëve. Bëhet fjalë për belgun Michy Batshuayi, i cili luajti gjysmën e dytë të sezonit në “Ëestfalenstadion”.
24-vjeçari në 10 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 7 gola. Sipas gazetares gjermane “Bild”, Morata është një nga objektivët kryesorë të kësaj merkatoje vere për Dortmund, sikurse edhe sulmuesi i Werder Bremen, Max Kruse dhe sulmuesin 22-vjeçar të Salzburgut, Hëang Hee-Chan. Chelsea ka paguar 60 milionë paund për 25-vjeçarin sezonin e kaluar dhe dëshiron që të fitojë nga shitja e tij. Trajneri Antonio Conte afroi në skuadër sulmuesin e tij të preferuar, Olivier Giroud në merkaton e janarit dhe mendohet që tashmë dëshiron që të nënshkruajë edhe me një tjetër. Në planet e tij janë Gonzalo Higuain dhe Robert Lewandowski. Ndaj, Morata do ta ketë të vështirë të fitojë një vend në formancion, kështu Dortmund është një mundësi e mirë për të nisur një aventurë të re larg kampionatit anglez.