• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I 2018/ Koreanet në vend të parë për TEKNOLOGJINË në prodhimin e makinave
Home
Teknologji

STUDIMI I 2018/ Koreanet në vend të parë për TEKNOLOGJINË në prodhimin e makinave

21 June, 2018 k.autor Teknologji

Prodhuesit koreanë të makinave, Genesis, Kia dhe Hyundai,  kanë lënë pas markën gjermane Porsche, duke zënë 3 vendet e para në një studim vjetor të bërë nga kompania e hulumtimit të tregjeve, J.D Power. Linja luksoze e zotëruar nga Hyundai, Genesis, zuri vendin e parë,  me vetëm 68 probleme të raportuara për 100 automjete, ndjekur nga Kia dhe Hyundai.  Treshja ka zënë vendin e liderëve japonezë, përfshirë Toyota dhe Honda, ndërkohë që këto të fundit kanë rënë poshtë mesatares në “Initial Quality Study” për vitin 2018, që shërben si referencë për cilësinë në këtë industri.

Studimi bazohet në sondazhe drejt konsumatorëve pas 90 ditësh të zotërimit të një automjeti të ri. Në total, siguria është përmirësuar për pjesën më të madhe të modeleve të makinave në tregun amerikan. Mesatarja e problemeve të raportuara për 100 makina ka rënë me 4 nga viti i kaluar, në 93.  Pjesa  më e madhe të difekteve të raportuara janë çështje të  lidhura me pjesët elektronike.

“Problemet mekanike nuk janë më aq të përhapura sa ç’kanë qenë. Çështjet e lidhura me pajisjet për zbavitje si sistemi i audios dhe videos, përbëjnë  fushën më të madhe të problemeve në një automjet. Këto gabime të dizejnimit i shqetësojnë më shumë konsumatorët se prishja e makinës”, theksohet në studim. Markat koreane dhe Porsche kanë renditjen më të lartë,  për shkak se i kanë mbajtur sistemet elektronike më të thjeshta duke shmangur kompleksitetin që sjell dështime në software.

Kia, që zotërohet në masën 34% nga Hyundai rezultoi në vend të 2-të, me 72 probleme për 100 automjete, ndjekur nga Hyundai me 74, që kishte më pak probleme se Porsche.  Nga ana tjetër, Land Rover renditet në vend të fundit me 160 çështje të raportuara, ndjekur nga Jaguar dhe Volvo. Markat kryesore të Daimler dhe BMW, që kanë pajisje komplekse elektrike, kanë fituar eksperiencë në limitimin e tyre. BMW dhe Benz rezultuan sipër mesatares së industrisë. Sipas studimit, gjigantët japonezë si Toyota dhe Honda, kanë humbur pikë për shkak të ankesave mbi pajisjet elektronike,  pavarësisht sigurisë së madhe të ofruar nga ana mekanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË SHENJË PAQEJE"/ Këpucari shqiptar në Itali nderohet nga Papa Francesku për...
Previous article "DOSJA HAJDARI"/ Izet Haxhia akuzon Berishën: Pagoi 1 MILION EURO për të më eliminuar, nëse hapet dosja…

k.autor

Postime të ngjashme

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT