• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË SHENJË PAQEJE”/ Këpucari shqiptar në Itali nderohet nga Papa Francesku për…
Home
Jetë

“NË SHENJË PAQEJE”/ Këpucari shqiptar në Itali nderohet nga Papa Francesku për…

21 June, 2018 Ina.Autor Jetë

Në prag të Ditës Botërore të Refugjatit, Papa Francesku dhe Selia e Shenjtë në Vatikan ka nderuar emigrantin shqiptar Petrit Kozeli me titullin ‘Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës’.

“Një palë këpucë në shenjë paqeje për një rrugëtim të përbashkët”.

Ky është frymëzimi i punës së përditshme të emigrantit shqiptar Petrit Kozeli në punishten e tij të thjeshtë prej këpucari në qytetin e Mantovas. Prej vitit 1991 ai jeton në këtë qytet së bashku me familjen e tij.

Dikur me profesionin fotograf në Tiranë, sot Petriti është një këpucar profesionist, zanat të cilin e ushtron me shumë dinjitet e fantazi.

Shqiptari Petrit Kozeli si shembulli më i mirë i një qytetari të ri italian, një emigrant i integruar në jetën social-ekonomike dhe me një kontribut të vlefshëm në të, është vlerësuar më vitin 2014 nga Presidenti Italian Giorgio Napolitano me titullin Kavalier i Republikës Italiane.

Një palë këpucë me ngjyrat e flamurit kombëtar italian me dedikimin “T’i veshim së bashku këto këpucë për një Itali më të mirë e më të begatë!” ishte dhurata që ai i bëri Presidentit të Republikës Italiane.

“Nëse doni të dini se ç’është nënshtetësia italiane shkoni në punishten e Petrit Kozelit,”-ka thënë për të Kryetari i Bashkisë së Mantovës.

Këpucët e punuara nga ai janë simboli i rrugëtimit të përbashkët mes banorëve vendas dhe emigrantëve e qytetarëve të rinj italianë.

Po një palë këpucë me flamurin shqiptar e shqiponjën dy krerëshe u punuan nga Petriti enkas për Papa Franceskun.

Sot 4 vite më vonë nga ky vlerësim këpucari shqiptar ka marrë një tjetër titull të rëndësishëm. Me një dekretim special Selia e Shenjtë në Vatikan e Papa Francesku e ka vlerësuar me titullin Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës.

Është hera e parë në historinë e provincës së Mantovas që një qytetar i saj nderohet me një titull të tillë nga Vatikani dhe nga vetë Ati i Shenjtë dhe mbi të gjitha këtë vlerësim e merr një emigrant shqiptar.

Kozeli u prit në Ambasadën shqiptare në Romë nga ambasadorja Anila Bitri, e cila e vlerësoi si shembullin më të mirë të një shqiptari emigrant në Itali duke e përgëzuar për vlerësim e larta si nga shteti italian ashtu dhe nga Vatikani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKIM KOPLIKU/ Shqipëria t’i ofrojë BE strehimin e refugjatëve, ja pse jam kundër PD
Previous article STUDIMI I 2018/ Koreanet në vend të parë për TEKNOLOGJINË në prodhimin e makinave

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT