• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arsenal municionesh në bodrum/ Zbardhet dëshmia e zjarrfikësit të Pukës në polici
Home
Aktualitet
Drejtësi

Arsenal municionesh në bodrum/ Zbardhet dëshmia e zjarrfikësit të Pukës në polici

19 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Arsenal municionesh në bodrumin e shtëpisë, arrestohet punonjësi i zjarrfikëses në Pukë. Marjan Gjekaj, 48 vjeç, ra në prangat e efektivëve të policisë, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij, u zbuluan mbi 1 mijë fishekë automatiku dhe pistolete.

Aksioni i Policisë u krye pasi kishte siguruar informacione në rrugë operative se ai mbante të fshehur në banesë arsenalin. Pas sinjalizimeve të marra, blutë organizuan një kontroll në banesën e të dyshuarit dhe arrestuan në flagrancë punonjësin e zjarrfikëses.

Nga kontrolli rezultoi se në bodrumin e shtëpisë së 48-vjeçarit Gjekaj fshiheshin 686 copë fishekë automatiku, 374 copë fishekë pistolete “TT”, 4 copë krehra automatiku dhe një palë pranga si të policisë. Mbi Marjan Gjekajn rëndon akuza për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjekaj, i pyetur në lidhje me sasinë e municionit të gjetur në bodrumin e shtëpisë së tij, ka deklaruar se i kishte harruar se ndodheshin aty.

Sipas burimeve në Policinë e Pukës, 48-vjeçari është shprehur se municionet gjendeshin aty që nga viti 1997, në kohën e trazirave në Shqipëri, dhe kanë mbetur aty nga pakujdesia. Megjithatë, ai ka mohuar të ketë pasur qëllime për t’i shitur apo përdorur ato.

Nga ana tjetër, efektivi i repartit të zjarrfikëses së Pukës është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me askënd apo problem, ndaj dhe nuk kishte ndonjë arsye që të mbante armatim në shtëpi. I akuzuari ka thënë përpara policisë se ka një jetë të qetë dhe se është munduar të bëjë detyrën e tij si zjarrfikës dhe se municionet kanë mbetur aty prej 20 vitesh./ SENAD NIKSHIQI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kane 'injoron' Realin: Dua të luaj gjithë karrierën time tek Tottenham
Previous article (VIDEO) Besart Berisha shënon përsëri në Australi

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT