• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“Në PRAG SEZONI TURISTIK vijnë NDRYSHIMET”/ Çfarë do të ndodhë me FINANCIMIN e sipërmarrësve
Home
Ekonomi
Movers

“Në PRAG SEZONI TURISTIK vijnë NDRYSHIMET”/ Çfarë do të ndodhë me FINANCIMIN e sipërmarrësve

21 June, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në vendimin e datës 7 shkurt 2018 ku përcaktohet mënyra e shpërndarjes së fondeve për zhvillimin rural, me fokus mbështetjen e agroturizmit. Ndryshimet në thelb zgjerojnë gamën e përfituesve të mbështetjes financiare për diversifikimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale.

Vendimi i shkurti përcaktonte mbështetje financiare për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari turizmi nga 6 deri në 10 dhoma, të cilat financoheshin deri në 50 % të faturave tatimore por jo më shumë se 1.5 milion lekë.

Me ndryshimet e reja, parashikohet mbështetja financiare edhe për ata që ndërtojnë më pak, 4 dhoma.

  • Ishte

Për diversifikimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale:

Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;

  • Bëhet

Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 4 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë

Një ndryshim tjetër është ai që parashikon mbështetjen e investimeve më të vogla në zonat rurale. Vendimi i shkurtit 2018 parashikonte mbështetjen e investimeve në agroturizëm kundrejt planit të biznesit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 milion lekë. Me ndryshimin e një dite më parë, mbështetja do të jetë e njëjtë, në masën 50%, por jo më shumë se 10 milionë lekë. Pra, është ulur masa e financimit.

  • Ishte

Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë

  • Bëhet

Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë

Një ndryshim tjetër është ai që parashikon që për fondet e mësipërme, pra për mbështetjen financiare për ngritjen e rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit dhe për mbështetjen e investimeve deri në 10 milion lekë, të shtrihen përtej projektit 100 fshatrat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E INÇESTIT/ Shokon gruaja që u martua me vëllain, bëmë dashuri...
Previous article INTERVISTA/ “Dy duar për një kokë”, aktori Neritan Liço shpreh hapur frikën për Teatrin

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT