• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MASAKROI ME THIKË/ Zbulohet SHERRI që kishte 25 vjeçari me prindërit. Ata kërkonin…
Home
Breaking News

I MASAKROI ME THIKË/ Zbulohet SHERRI që kishte 25 vjeçari me prindërit. Ata kërkonin…

21 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 25-vjeçar në Durrës masakroi me thikë prindërit e moshuar, pasi këta të fundit i kërkuan të dilte dhe të punonte bashkë me të fejuarën e tij, e cila jetonte me ta. Çifti i ri u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës disa orë më pas, pasi autori i plagosjes së rëndë, Hajri Neziri, u paraqit në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjatë përleshjes, ai kishte mbetur edhe vetë i plagosur me disa gërvishtje të lehta. Bashkëshortët e plagosur, Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeçe, janë në gjendje të rëndë në sallën e reanimacionit në Spitalin e Durrësit, ndërsa mjekët pohuan se është ende herët për të konfirmuar nëse ata janë jashtë rrezikut për jetën.

  • NGJARJA

Ngjarja e rëndë u regjistrua dje rreth orës 14:45, në banesën e familjes Neziri, në Lagjen Nr. 17 të Durrësit. Konflikti brenda familjes dyshohet se është ndezur në momentin që prindërit, të dy ish- mësues, i kërkuan 25- vjeçarit të largohej nga shtëpia së bashku me të fejuarën e tij, e cila gjithashtu nuk punonte.

Të moshuarit iu kërkonin vazhdimisht dy të rinjve që të gjenin punë dhe të mos prisnin më vetëm nga pensioni i tyre. Dyshohet se djali i papunë linte pensionet e prindërve të tij në lojëra fati, çka ishte bërë shpesh shkak debati mes tyre. Edhe dje ka ndodhur i njëjti konflikt dhe në debat e sipër, të moshuarit i vunë kusht çiftit të ri, të gjenin punë, ose të largoheshin nga shtëpia, pasi nuk mund t’i mbanin më me para dhe strehim.

25- vjeçari ka refuzuar dhe u ka kërkuar pjesën e tij të shtëpisë. Këtu situata është ndezur duke përfunduar mjaft rëndë, pasi ai ka qëlluar disa herë me thikë të dy prindërit. Të moshuarit, Destan dhe Hasie Neziri, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas mjekëve, 25- vjeçari ka qëlluar gjashtë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nënën, duke i shkaktuar dëme të rënda edhe në organet jetësore. Ai ka qëlluar dy herë me thikë edhe babain, një herë në faqe dhe një herë në kokë, duke e lënë edhe atë të plagosur rëndë. Në momentin e ngjarjes, në shtëpinë e familjes Neziri ndodhej edhe e fejuara e Hajriut, e cila dyshohet ta ketë ndihmuar atë në sulmin barbar ndaj prindërve të tij.

  • VETEDOREZIMI

Pasi i lanë të plagosur në tokë e të mbuluar nga gjaku, djali bashkë me të fejuarën e tij u arratisën për disa orë për t’u vetëdorëzuar më pas në Policinë e Tiranës. Ndërsa dy të rinjtë u larguan me shpejtësi nga banesa, burrë e grua u dërguan nga fqinjët në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sipas të dhënave, 25-vjeçari u paraqit fillimisht në Spitalin e Traumës, pasi gjatë përleshjes me prindërit kishte marrë plagë të lehta me thikë. Sapo ka kontaktuar mjekët, ai iu ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pasi ka treguar çfarë kishte ndodhur, ka pohuar se do të vetëdorëzohej.

“Kam plagosur dy prindërit e mi në Durrës. Nga përleshja kam marrë edhe vetë plagë (gërvishtje jo të thella). Dua të dorëzohem në Polici”, mësohet të jetë shprehur 25- vjeçari për bluzat e bardha. Këta të fundit, ashtu sikurse e parashikon edhe ligji për rastet kur paraqiten të plagosur me armë zjarri apo mjete prerëse, kanë sinjalizuar Policinë. Blutë e Tiranës mbërritën menjëherë në spital dhe ndaluan djalin bashkë me të fejuarën e tij. Kjo e fundit ende nuk ka të dhëna nëse do të ketë një akuzë bashkëpunimi, pasi roli i saj në ngjarje pritet të zbardhet pas një hetimi më të plotë.

Policia po heton në lidhje me konfliktet e familjes, nisur edhe nga informacionet e marra nga dëshmitë e të afërmve. Por një pistë tjetër për shkakun e ngjarjes dyshohet të jetë edhe fakti se prindërit nuk ishin dakord me lidhjen e dy të rinjve. “Më datë 20.06.2018, rreth orës 14:45, në lagjen Nr.17/1, shtetasi H.N., 25 vjeç, ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N., 75 vjeç dhe A.N., 64 vjeçe, të cilët ndodhen në reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi shkurtimisht Policia pas krimit. durres-plagosja1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 21 QERSHORIT/ Kush feston sot nga Princi Ulliam deri tek ... (FOTO)
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/6/2018/ Ngjarjet më të rëndësishme sot në botë: Nga votimi i ligjit për ndarjen e familjeve te...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHËNGJIN/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHËNGJIN/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

TRAFIKU NDËRKOMBËTAR I ARMËVE/ GJKKO dënon me burg Adulla Hoxhajn dhe dy anëtarët e grupit Aktualitet

TRAFIKU NDËRKOMBËTAR I ARMËVE/ GJKKO dënon me burg Adulla Hoxhajn dhe dy anëtarët e grupit

E RËNDË NË SHËNGJIN/ Katër të rinj u rrëmbyen nga dallgët, një person dyshohet se ka humbur jetën Aktualitet

E RËNDË NË SHËNGJIN/ Katër të rinj u rrëmbyen nga dallgët, një person dyshohet se ka humbur jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT